Masat ndaj Kosovës: Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha
Masat ndaj Kosovës: Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha 19.12.2025 | 03:48
Një grup eurodeputetësh i ka dërguar letër presidentit të Këshillit Evropian, ku kanë kërkuar nga Von der Leyen dhe Komisionerja Marta Kos që të gjitha masat ndaj Kosovës të hiqen menjëherë.
 
Iniciator i letrës ishte eurodeputeti Riho Terras, i cili ka bërë të ditur se ka nënshkruar së bashku me eurodeputetë të tjerë letrën.
 
“Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës godasin shoqërinë civile, NVM-të, arsimimin dhe sektorin e energjisë, jo politikanët. Të gjitha masat duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar ai në X.
 
Letrat e plotë:
 
Ne, anëtarët e nënshkruar të Parlamentit Evropian, kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023.
 
Masat që Komisioni Evropian i zhvilloi dhe i vendosi ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta, joproporcionale dhe kundërproduktive që nga fillimi. Ato nuk kanë pasur asnjë qëllim real që nga momenti i vendosjes, dhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur asgjë me këto masa përveç një rënieje të opinionit publik në Kosovë ndaj Bashkimit Evropian.
 
Ndikimi negativ i masave të Bashkimit Evropian ndaj shoqërisë së Kosovës është jashtëzakonisht i thellë dhe ndihet në shumë fusha të ndryshme të jetës. Organizatat e shoqërisë civile, sektori kulturor dhe arsimor, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori i energjisë, dhe lista vazhdon, po vuajnë nga këto masa të panevojshme.
 
Të gjitha partitë kryesore politike në Kosovë gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre serioz lidhur me masat dhe ia kanë sinjalizuar këtë Komisionit Evropian. Çdo spekulim që pretendon se heqja e masave mund të shihet si një akt i politizuar nga Komisioni në dritën e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme është i pabazuar.
 
Viti 2025 ka qenë politikisht jashtëzakonisht i vështirë dhe i trazuar për Kosovën. Që nga zgjedhjet e përgjithshme në shkurt, nuk ka pasur asnjë kuvend kombëtar funksional apo qeveri funksionale. Megjithatë, demokracia po funksionon në nivel lokal – siç u konfirmua nga zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti.
 
Ndikimi i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndihet kryesisht në jetën lokale, dhe më pak në nivelin e qeverisë. Ndëshkimi i popullit të Kosovës përmes masave të tilla duhet të ndalet duke i shfuqizuar 100% masat. Heqja e 50% të tyre nuk është e mjaftueshme. Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që menjëherë t’i japë fund masave. Kjo duhet të bëhet para zgjedhjeve për Kuvendin Kombëtar në Kosovë më 28 dhjetor 2025.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.