Nga LDK flasin për de-polarizim të partisë pas Kuvendit Zgjedhor dhe “nënshtrim ndaj vullnetit të delegatëve, nga të gjithë”
Nga LDK flasin për de-polarizim të partisë pas Kuvendit Zgjedhor dhe “nënshtrim ndaj vullnetit të delegatëve, nga të gjithë” 30.07.2026 | 02:05
Lidhja Demokratike e Kosovës, së paku që prej zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur ra në 13% rezultat zgjedhor dhe votoi për largimin ose mbetjen e Lumir Abdixhikut kryetar, ka qëndruar në një skizmë partiake.
 
Kjo ndarje ka qenë mes dy poleve: atyre në linjën e Lumir Abdixhikut dhe mosbesuesve të tij.
 
Këtë të enjte në ora 18:00, kjo parti mbledh organin më të lartë vendimmarrës për t’i dhënë gjykimin përfundimtar lidershipit të partisë.
 
Për pesë vite e gjysmë, Abdixhiku arriti vetëm të variojë mes 18, 13 dhe 16%, çka iniciuesit e shkarkimit e konsiderojnë të palejueshme.
 
Avdullah Hoti i LDK-së, prej të parëve që kishte kërkuar largimin e lidershipit aktual dhe hapjen e garës zgjedhore, bëri thirrje për proces të mbarë.
 
Hoti tha se pas votimit për çështjen Abdixhiku, e gjithë partia do të dalë “më e bashkuar” dhe se vullnetit të 355 delegatëve “do t’i nënshtrohemi të gjithë pa dallim”.
 
Kjo vjen në dritën e shqetësimeve për polarizim të mëtejmë të kampeve kundërshtare brenda LDK-së.
 
“Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës,” tha ai.
 
Hoti përsëriti se një LDK e dobët i shërben vetëm Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe kundërshtarëve të saj.
 
“Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë. Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës,” tha ai.
 
Në të njëjtën linjë, Hykmete Bajrami ditë më parë tha se Kuvendi do të tregojë kënaqësinë e delegatëve me drejtimin e LDK-së.
 
Ajo theksoi se partia ka përfunduar e treta në tri zgjedhje parlamentare radhazi dhe nuk ka arritur fitore të rëndësishme lokale.
 
“Nëse përgjigjja është ‘jo’, atëherë duhet të kemi guxim për ndryshim,” shkroi ajo.
 
Sipas saj, rezultatet e dobëta të përsëritura nuk mund të shpjegohen vetëm me rrethana politike.
 
“Kur rezultatet mungojnë një herë, mund të flitet për rrethana. Kur mungojnë vazhdimisht, përgjegjësia nuk mund t’u mvishet më rrethanave,” deklaroi Bajrami.
 
Kuvendi zgjedhor i së enjtes
 
355 delegatë mblidhen në ora 18:00 për të hedhur në votim Abdixhikun, pas pesë vite e gjysmë si kryetar i LDK-së.
 
Florian Dushi, një nga iniciatorët e nismës për shkarkim, tha se Kuvendi zgjedhor i LDK-së i ka votat për zhvotimin e Abdixhikut.
 
Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, një nga mbështetësit publikë të tij, tha të kundërtën dhe beson në rikonfirmimin e Abdixhikut.
 
Dushi dha tri arsye kryesore për nismën: rezultatet e dobëta zgjedhore, veprimet jostatutare të kryetarit dhe trajtimin ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
 
“Tri zgjedhjet e fundit kanë deklaruar se LDK-ja nuk po rritet dhe kanë filluar debatet rreth rezultatit të dobët të LDK-së,” ka thënë ai.
 
Ferati, përkundrazi, qëndron në bindjen se Abdixhiku “ka ende çka të japë”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.