Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u ndalur sulmet e SHBA-së
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u ndalur sulmet e SHBA-së 30.07.2026 | 02:21
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, e Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë që vazhdojnë “kërcënimet” dhe “ndërhyrja” e SHBA-së në transportin detar në rajon, disa orë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhjetëra objektiva të IRGC-së në Iran.
 
“Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet për sa kohë që vazhdojnë retorika e tepruar, kërcënimet nga zyrtarët amerikanë dhe ndërhyrja e tyre në lëvizjet detare në rajon”, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë.
 
“Kërcënimet dhe ndërhyrjet vetëm sa do ta bëjnë situatën më të vështirë dhe më komplekse”, tha IRGC.
 
Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e tij dhe shpesh ka sulmuar anijet që nuk i përmbahen udhëzimeve të tij.
 
Ndryshe, Ushtria jordaneze njoftoi se ka interceptuar dhe rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt mbretërisë, duke shënuar ditën e katërt radhazi të incidenteve të tilla.
 
Në një deklaratë, ushtria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe interceptuan pesë raketat në orët e para të së enjtes. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.