O’Brien: Kosova të përmbushë zotimet nga dialogu, përfshirë Asociacionin
O’Brien: Kosova të përmbushë zotimet nga dialogu, përfshirë Asociacionin 02.04.2024 | 15:12
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se sot ka pasur një bisedë të mirë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mes tjerash për rëndësinë dhe zbatimin e vlerave monetare.
 
O’Brien, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë
 
 “Një bisedë e mirë telefonike sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i BE-së – për Kosovën kjo përfshinë Asociacionin”, ka shkruar O’Brien.
 
Pak më parë, edhe presidentja Osmani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për këtë bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James, James O’Brien, ku ka theksuar se biseda është përqendruar te zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.