Osmani përkujton Holokaustin: Nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës
Osmani përkujton Holokaustin: Nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës 27.01.2023 | 04:09
Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, bëri homazhe te pllaka përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.
 
Ajo, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo ditë shërben si një kujtesë e mizorive të kryera gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë dhe shërben si një thirrje për veprim për të gjithë ne për të kujtuar dhe nderuar viktimat e Holokaustit.
 
“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë mizoritë e së kaluarës dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe racizmit, sot dhe çdo ditë”, ka thënë Osmani.
 
“Është e rëndësishme që t'i kujtojmë edhe veprimet e shqiptarëve gjatë Holokaustit, të cilët mirëpritën refugjatët hebrenj me krahë hapur, duke dëshmuar dhembshurinë dhe humanizmin. Kjo shërben si një kujtesë për fuqinë e mirësisë përballë së keqes”, ka thënë ndër të tjera presidentja Osmani.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.