Plani i rritjes: Kosova rrezikon humbjen e 65 milionë eurove, afati i fundit të martën
Plani i rritjes: Kosova rrezikon humbjen e 65 milionë eurove, afati i fundit të martën 23.06.2026 | 14:06
Mbi 800 milionë euro sa do t’i merrte nga Plani i Rritjes, Kosovës i rrezikohet humbja e 7.7 për qind të shumës totale, ose rreth 65 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.
 
Periudha për të shmangur humbjen e këtyre fondeve përfundon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa rreziku vjen si rezultat i dështimit për të ndërmarrë reformat e nevojshme që kërkohen nga Bashkimi Evropian.
 
Përveç humbjeve financiare, ekspertët paralajmërojnë se pasojat ekonomike janë të pashmangshme.
 
“Vetë shteti nuk po është korrekt karshi bizneseve ekonomisë. Ne nuk e kemi komditetin të humbim mjete të vazhdueshme kështu duke u bërë vend jo serioz karshi institucioneve ndërkombëtare në këtë rast dhe në rastin e tanishëm karshi BE-së. Edhe ashtu ekonomia jonë ka nevojë për të hyra”, ka thënë Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
 
Komisioni Evropian ka theksuar në disa raste se përfitimet nga ky mekanizëm varen nga formimi i institucioneve të reja. Aktualisht, Kosova ndodhet me qeveri në detyrë, ndërsa qeveritarët fajin për vonesat ia kanë lënë mungesës së institucioneve funksionale.
 
Për t’i zbatuar reformat e nevojshme, përfaqësuesit e popullit do të duhej t’i miratonin në kohë disa ligje, por ngërçi politik e ka ngadalësuar dhe bllokuar procesin e miratimit të tyre.
 
Humbja e milionave të Bashkimit Evropian po vlerësohet si goditje për ekonominë e vendit.
 
Njëmbëdhjetë hapat e parë reformues që Kosova duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjen, zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.
 
Ndërkohë, në dhjetor të këtij viti është afati i fundit për 27 reforma të tjera, moszbatimi i të cilave do t’ia humbasë vendit mbi 165 milionë euro të tjera.
 
Deri në fund të vitit 2027, Bashkimi Evropian ka paraparë mbi 880 milionë euro grante dhe kredi për Kosovën, në rast se zbatohen kushtet e vendosura nga blloku evropian.
 
Koordinatori Kombëtar i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, tha se Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përmbylli me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për agjendën reformuese, por se procesi i ratifikimit të marrëveshjeve u vonua për shkak të bllokadave në Kuvend.
 
“Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që kishte përmbyllur negociatat me BE-në me sukses për reformat e Planit të Rritjes në verën e vitit 2024.
 
Më pas qeveria ka miratuar agjendën e reformave, pa vonesa më 9 tetor 2024. Pastaj bllokadat që shkojnë në Kuvend e vonoi ratifikimin duke vonuar kështu edhe zbatimin e reformave, duke vonuar edhe këtë takim i cili sigurisht që do të duhej të mbahej më herët”, ka thënë Zulfaj.
 
Ai rikujtoi se Kuvendi ratifikoi marrëveshjet për instrumentin dhe huanë më 13 shkurt të këtij viti, ndërsa fondet e para të parafinancimit u pranuan në muajin prill.
 
“Me 13 shkurt të këtij viti Kuvendi ka ratifikuar dy marrëveshjet e këtij instrumenti, marrëveshjen për instrumentin dhe marrëveshjen për huanë.
 
Menjëherë pas kësaj me 19 mars të këtij viti Qeveria miratoi vendimin për sistemin e zbatimit të këtij instrumenti. Më pas me 16 prill kemi filluar të pranojmë fondet e para të parafinancimit nga Plani i Rritjes në shumën prej 61.8 milionë euro”, ka shtuar ai.
 
Sipas Zulfajt, bllokada aktuale në Kuvend po pengon miratimin e reformave që lidhen kryesisht me legjislacionin dhe mund të ketë pasoja financiare për vendin.
 
“Vonesat nga viti i kaluar në Kuvend, siç e thashë edhe në fillim, kanë vonuar ratifikimin e marrëveshjeve si dhe zbatimin e reformave. Fatkeqësisht bllokada në Kuvend vazhdon këtë vit duke vonuar tutje reformat e nevojshme që kryesisht janë ligje që duhet kaluar në Kuvend. Si pasojë e kësaj bllokade në fund të këtij muaji në qershor tashmë mund të rrezikohen 9 hapa në shumë prej afër 60 milionë euro nga Plani i Rritjes”, u shpreh ai./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.