Politikani malazez: Ambasadori i BE-së na tha ta harrojmë Evropën nëse vazhdojmë me temën e çnjohjes së Kosovës
Politikani malazez: Ambasadori i BE-së na tha ta harrojmë Evropën nëse vazhdojmë me temën e çnjohjes së Kosovës 28.07.2026 | 03:48
Austriaku, Johan Sattler, që e përfaqëson Bashkimin Evropian në Malin e Zi, ua ka “mbledhur betë” përfaqësuesve të shumicës parlamentare në Podgoricë, se unioni do ta ndërpres çdo marrëdhënie me shtetin, nëse vazhdon fushata e çnjohjes së Kosovës nga kuvendet komunale.
 
Është pikërisht, nismëtari i kësaj fushate anti-kosovare, kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), serbi Milan Knezheviq, ai që e bëri të ditur këtë kërcënim të njeriut të Brukselit, të cilit ia dha atributet e sundimtarit të Malit të Zi.
 
“Dhe Guvernatori i Malit të Zi, presidenti i të gjithë presidentëve, dielli që nuk perëndon kurrë dhe hëna që na mbikëqyr përjetësisht, Shkëlqesia e Tij Johan Sattler, pas çnjohjes së të ashtuquajturit shtet të Kosovës në Asamblenë Komunale të Plevljes, mblodhi shumicën parlamentare dhe i kërcënoi se nuk do të ishte më partneri i tyre nëse do të ndodhte një çnjohje tjetër”, tha Knezheviq në një video-paraqitje të tij, në rrjetet sociale.
 
Sipas tij, është vetëm DNP-ja ajo që nuk e dëgjon Satlerin dhe nuk shkon tek ai për udhëzime, për çka, sipas tij, do të ndiheshin keq heronjt e ndjerë malazezë.
 
“Fatkeqësisht, duket se të gjithë janë zotuar se nuk do të ketë më çnjohje dhe i janë betuar Satlerit pranë Ribnicës. Fatkeqësisht, të gjithë përveç Partisë Demokratike Popullore. Dhe nëse rastësisht Serdar Janko Vukotiq, Marko Milanov, Mbreti Nikola do ta dëgjonin këtë, se si një burokrat i BE-së po i urdhëron të gjithë Malit të Zi se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë, ata ndoshta do të rrokulliseshin në varret e tyre ose do të ngriheshin nga varret e tyre dhe do të vinin para të gjithëve ne, për të na pyetur: ‘Kush jeni ju? I kujt jeni? Për kë derdhëm gjak dhe për kë luftuam gjatë gjithë këtyre dekadave? Për Satlerin apo për ju?'” tha ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.