Presidenti kroat: Vuçiq ma dërgoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE- me shqiptarët jemi të afërt dhe miq
Presidenti kroat: Vuçiq ma dërgoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE- me shqiptarët jemi të afërt dhe miq 18.04.2024 | 15:13
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia dërguar një letër pesë faqëshe.
 
“E mbështes anëtarësimin e Kosoves në Këshill të Evropës, pavarësisht se Vuçiq ma ka çuar një lëtër 5 faqëshe. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë”, ka thënë Milanoviq.
 
Po ashtu, ai ka thënë se e mbështet edhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB.
 
Tutje, kreu i shtetit kroat i pyetur nga gazetarët për raportet me vendet fqinje dhe të rajonit ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët.
 
“Me shqiptarët gjithmonë do të jemi të afërt dhe miq, pa qëllime për t’u prishur me Serbinë”, ka thënë ai.
 
Këto komente Milanoviq i ka bërë të mërkurën teksa ka hedhur votën në zgjedhjet parlamentare të cilat sipas rezultateve preliminare të publikuara sonte i ka fituar HDZ’ja( Unioni Demokratik Kroat), e Kryeministrit aktual Andrej Plenkoviq, por jo me vota të mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë atje.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.