Publikohet Raporti i funksionimit të komunave në Kosovë, hasen parregullsi në transaksione dhe menaxhim financiar
Publikohet Raporti i funksionimit të komunave në Kosovë, hasen parregullsi në transaksione dhe menaxhim financiar 01.04.2026 | 02:53
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar Raportin e funksionimit të komunave të Republikës së Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2025.
 
Sipas ministrit Elbert Krasniqi, raporti paraqet një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit të komunave, duke përfshirë punën e kuvendeve dhe ekzekutivit, nivelin e transparencës, zbatimin e obligimeve nga agjenda evropiane, si dhe menaxhimin e financave lokale.
 
“Ky dokument shërben si një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e progresit dhe identifikimin e sfidave në qeverisjen lokale” u shpreh Krasniqi.
 
Sipas raportit, promovimi i transparencës komunale mbetet një nga çështjet kyçe të qeverisjes demokratike. Gjithsej 38 Komuna kanë përmbushur obligimet ligjore për të mbajtur së paku 2 takime me qytetarët, 21 kanë publikuar ftesat për takime publike me qytetarët, 3 komuna kanë publikuar njoftime për një takim, ndërsa 14 komuna nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për publikimin e ftesave për takimet publike me qytetarët.
 
Në vitin 2025, buxheti i përgjithshëm ishte 864,227,543.13 € që do të thotë për 23,186,897.14 €, ose 2.76% më i madh se në vitin 2024, i cili ishte 841,040,645.99 €. Shpenzimet në vitin 2025 janë në vlerë prej 837,642,279.69 € ose për 53,109,824.30€ më shumë së sa në vitin 2024 të cilat ishin 784,532,455.39 € ose shprehur në % më shumë për 6.77%.
 
Raporti thekson se parregullsitë janë të përfshira në cikël të ndryshëm transaksionesh dhe kategorish ekonomike të ndërlidhura me menaxhim financiar të shpenzimeve, të hyrave, proceseve të prokurimit, subvencioneve, menaxhim të aseteve, menaxhim të personelit dhe fusha të tjera.
 
Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.