Ish-presidenti i Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë t’i japin fund luftës kundër regjimit ekstremist dhe të “largohen nga Irani” brenda një periudhe prej dy deri në tre javësh, transmeton Gazeta Metro.
Këto komente ai i bëri gjatë një deklarate publike, pasi sipas Trump objektivat kryesore të operacionit amerikan janë arritur.
Presidenti deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë realizuar atë që ai e cilëson si “ndryshim regjimi” në Irani.
Ai pretendon se në pushtet ndodhen tani figura “më pak radikale”, duke sugjeruar një ndryshim të rëndësishëm në strukturën politike të vendit.
Në të njëjtën deklaratë, Trump theksoi se objektivi kryesor i ndërhyrjes, parandalimi i zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani është përmbushur.
“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, u shpreh ai, duke nënvizuar se ky ishte qëllimi kryesor i veprimeve amerikane./gazetametro.net
⚡️Donald Trump said that the United States will end the war and “leave Iran” within two to three weeks
According to him, Washington has “already achieved regime change,” and “less radical lunatics” are now in power. Moreover, he claims the main objective of the operation has… pic.twitter.com/Cp8JD7lOOV
— NEXTA (@nexta_tv) April 1, 2026