Qytetet mobilizohen: Organizohen transmetime direkete për ndeshjen Kosovë–Turqi
Qytetet mobilizohen: Organizohen transmetime direkete për ndeshjen Kosovë–Turqi 31.03.2026 | 03:15
Ndeshja Kosovë–Turqi ka nxitur edhe komunat që të organizojnë shikime publike në qendrat e qyteteve, shkruan Gazeta Metro.
 
Përballja kryesore e Kosovës, e cila në rast fitoreje i hap rrugë për në Amerikë, do të transmetohet në pothuajse të gjitha qytetet e vendit, duke u mundësuar tifozëve të mblidhen dhe ta ndjekin së bashku.
 
Prishtina ishte ndër të parat që mori këtë iniciativë, e cila më pas u ndoq edhe nga komuna të tjera.
 
Deçani, Mitrovica, Vushtrria, Obiliqi, Juniku, Drenasi, Kaçaniku, Ferizaj, Prizreni, Gjilani,  janë disa nga komunat që kanë organizuar shikime publike.
 
Një nismë e ngjashme është ndërmarrë edhe nga organizatat studentore në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, duke u dhënë mundësi edhe studentëve ta ndjekin këtë përballje.
 
Nesër me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet finalja e madhe mes Kosovës dhe Turqisë.
 
“Dardanët” synojnë ta shkruajnë historinë duke marrë pjesë për herën e parë në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.