Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, e ka publikuar një fotografi ku shihet haptazi figura e njohur për mendimet e saja kontraverse dhe ato rreth islamit, Ikballe Huduti, krahas me shërbëtorin famëkeq të ajetollahëve,Ahmegjinadin, në protestën në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.
Ai iu është referuar të dyve si përfitues nga gjendja atje.
“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës.”, shkroi Rama.
Huduti nuk është hera e parë që në media përfolet për përkrahje të regjimit të ajetollahëve, pasi pas vrasjes së Qasem Soleimanit e njëjta pati ‘vajtuar’ duke paralajmëruara hakmarrje./gazetametro.net