Papa: të përmirësohet asistenca për të sëmurët dhe të shërohen plagët e atyre që vuajnë
Papa: të përmirësohet asistenca për të sëmurët dhe të shërohen plagët e atyre që vuajnë 25.06.2026 | 02:36
Mesazhi i Papa Leonit XIV, i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, për takimin mbi shëndetin organizuar nga Caritas Internationalis me temë „Një qasje holistike ndaj shëndetit në Konfederatën Caritas”.
 
„Një hov i ri bashkëpunimi dhe solidariteti në përpjekjet tuaja për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj të sëmurëve, bazuar në vlerat ungjillore”.
 
Këtë uron Papa Leoni XIV në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve të konferencës mbi Shëndetin, organizuar nga Caritas Internationalis në Castel Gandolfo nga data 23 deri më 25 qershor, me temë „Një qasje holistike ndaj shëndetit në Konfederatën Caritas”. Në mesazhin e nënshkruar nga Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, Papa sjell në vëmendje Shkrimet e Shenjta, të cilat shpesh e portretizojnë Jezusin „si mjekun hyjnor që u sjell shërim e shpëtim të sëmurëve, duke shëruar një gamë të gjerë vuajtjesh mendore, fizike e shpirtërore që u shkaktonin atyre dhimbje, përbuzje, poshtërim dhe izolim”.
 
Dinjiteti i çdo qenieje njerëzore
 
Në mesazh citohet gjithashtu edhe një pasazh nga enciklika Magnifica humanitas, ku pohohet se „dinjiteti ontologjik i përket çdo qenieje njerëzore thjesht për faktin se ekziston, se është i dashur, krijuar dhe i çmuar nga Zoti”, dhe për këtë arsye „ai tejkalon rrethanat individuale të personit”.
 
„Duke i kthyer shëndetin, Jezusi zbulon këtë dinjitet të lindur që ka çdo njeri dhe kësisoj na tregon shpëtimin e amshuar që na ofron Zoti”, pohon Papa.
 
T'u ofrojmë dhembshuri dhe mirësi atyre që kanë nevojë
 
Prandaj, Leoni i inkurajon përfaqësuesit që marrin pjesë në Konferencën e Caritas Internationali që „të vazhdojnë të kontribuojnë në misionin e Kishës, ndërsa ajo shpall Mbretërinë e Zotit përmes pranisë së saj mes të sëmurëve, duke dëshmuar se shpëtimi nuk është një ide abstrakte, por fillon me veprimin konkret të shërimit të plagëve të atyre që vuajnë”. Urimi i Leonit XIV është që kjo punë të ketë „gjithmonë synimin për t’u ofruar dhembshurinë dhe mirësinë e Zotit atyre njerëzve që janë më në nevojë”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.