Reagon Rrjeti i Grave të Kosovës: Fund gjuhës seksiste në politikë
Reagon Rrjeti i Grave të Kosovës: Fund gjuhës seksiste në politikë 20.05.2026 | 03:46
Në prag të fushatës zgjedhore, Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje publike ndaj partive politike, kandidatëve për deputetë dhe përfaqësuesve publikë që të shmangin gjuhën seksiste, mizogjene dhe diskriminuese ndaj grave në politikë.
 
Në deklaratë, organizata thekson se “gjuha e urrejtjes, sulmet personale, komentet mbi pamjen, jetën private apo stereotipet gjinore nuk kanë vend në një proces demokratik që synon përfaqësim të barabartë dhe dinjitoz”.
 
Rrjeti i Grave të Kosovës ka vlerësuar se zgjedhjet nuk duhet të shndërrohen në hapësirë për sulm ndaj grave, por përkundrazi partitë politike duhet të garantojnë barazi reale në garë. “Zgjedhjet nuk duhet të jenë hapësirë ku gratë sulmohen, heshten apo përdoren vetëm për përmbushjen formale të kuotave”, thuhet në reagim.
 
Organizata u ka bërë thirrje partive politike që të sigurojnë mbështetje të barabartë për të gjithë kandidatët, si në aspektin politik, financiar dhe mediatik. “Të sigurojnë mbështetje të barabartë politike, financiare dhe mediale për të gjithë kandidatët dhe kandidatet”, theksohet në kërkesat e tyre.
 
Po ashtu, kërkohet që gratë kandidate të mos mbeten vetëm në listat zgjedhore, por të kenë edhe promovim të barabartë gjatë fushatës. “Të mbështesin në mënyrë aktive gratë kandidate në lista, jo vetëm përmes nominimit formal, por edhe përmes promovimit të tyre të barabartë gjatë fushatës”, thuhet më tej.
 
Rrjeti gjithashtu kërkon ndalimin e gjuhës seksiste brenda partive politike dhe nga mbështetësit e tyre, si dhe fokusimin e debatit publik në programe dhe politika. “Të ndalojnë tolerimin e gjuhës seksiste dhe sulmeve gjinore… dhe të promovojnë debat publik të bazuar në programe, politika dhe ide, e jo në misogjini dhe nënçmim të grave”, theksohet në deklaratë.
 
Në fund, Rrjeti i Grave të Kosovës nënvizon se përfaqësimi i grave është e drejtë dhe domosdoshmëri demokratike. “Demokracia nuk mund të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e barabartë të grave”, thuhet në reagim, duke shtuar se “çdo përpjekje për t’i diskredituar gratë përmes gjuhës seksiste apo dhunës verbale është sulm ndaj vetë demokracisë”.
 
Po ashtu, u bëhet thirrje mediave dhe institucioneve që të mos normalizojnë seksizmin dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime zgjedhore të sigurt dhe dinjitoze për gratë dhe vajzat në politikë. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.