Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi. Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kumdër Shrqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri….
Historia e brendshme e mendimit antishqiptar ka 130 vjet që përsërit vetveten, që nga viti 1878, domethënë qëkurse shqiptarët dolën ndërkombëtarisht sërish në skenë për të mbrojtur territoret e tyre të rrezikuara me anë të Lidhjes së Prizrenit.
I.
Lufta më e madhe në këta 130 vjetë, nga vobegtësia mendore e korruptuar shqiptarë, ka qënë e drejtuar gjithmonë kundër Gjergj Kastriotit. Por janë lodhur kot.
Zotërinj: kastrotizmi është doktrinë e ngulitur në ndërgjegjen pan-shqiptare, nuk keni se çfarë t’i bëni.
Janë dy pika që i kundërvihen heroikës dhe historisë europiane dhe kristiane të Shqipërisë: Beogradi dhe Athina. Dhe e gjithë lufta e tyre konsiston në ruajtjen e pushtimeve teritoriale shqiptare që i kanë fituar nga çoroditja historike e vetë Perëndimit me përjashtim të Austo-Hungarisë dhe Gjermanisë.
Natyrisht dëmet kanë qenë të mëdha, por historia ka rrjedhur qartë edhe pse për shqiptarët ka qenë ngaherë në mbijetesë.
Fitorja e parë e madhe ka qenë pavarësia e Shqipërisë.
Fitorja e dytë e madhe ka qenë pavarësia e Kosovës si shtet i dytë i madh në Ballkan.
Fitorja e tretë e madhe ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Kurse fitorja e tretë e madhe do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Të gjitha këto kanë qenë fitore për historinë europiane të shqiptarëve. Por anëtarësimi në BE Sigurisht që do të jetë kurorëzimi përfundimtar dhe shpërblimi për mbijetesën europiane pesëqind vjeçare të shqiptarëve.
Sot e gjithë historia është në favor të albanizimit real të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Procesi i albanizimit të Ballkanit Perlndimor, si refleks i shtetit shqiptar, sot është një proces që mendohet se kap një territor ku jetojnë dymbëdhjetë milonë shqiptarë. Refleksi i parë sigurisht që është Kosova; Refleksi i dytë po spikat të jetë Maqedonia; e kështu me radhë, procesi do shkojë kudo: edhe në Mal të Zi, madje edhe në Greqi: kudo ku jetojnë shqiptarë.
II.
Po ta shohësh me një vëmendje prej historiani, do të konstatosh se, sa herë që shqiptarët kanë qenë afër këtyre fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër – me Moskën së jashtëmi dhe me shqiptarët e blerë brenda Shqipërisë, që të paralizojnë fitoren.
Pavarësinë e Shqipërisë Beogradi donte ta shkatërronte me ane të Esad Toptanit dhe të falangave të tij osmane.
Bombardimet e Jugosllavisë nga USA, ata donin t’i shpëtonin me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Por ato u bënë dhe Kosova e mori pavarësinë.
Anëtarësimit në NATO të Shqipërisë nuk kishin çfarë t’i bënin, se ajo ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës.
Gjithçka tani është përqëndruar që të ndalohet anëtarësimi në Bashkimin Europian.
III.
Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi.
Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kumdër Shrqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri.
Më thoni: a ka ndonjë shtet islamik të Lindjes së Mesme që ka njohur Kosovën? Asnjë…
Po e kanë të kotë: sidomos sot. Sot nuk bëjnë dot Asgjë me përjashtim të blerjeve bajate të injorantëve që duan të falsifikojnë historinë e Shqipërisë pa ditur në thelb se çfarë është historia.
E gjitha kjo është një ndërmarrje qesharake e hoxhallarëve injorantë dhe tarallakëve të blerë laikë shqiptarë që i tremb qytetërimi perëndimor.
Shqiptarëve nuk iu bëjnë dot asgjë më: aleanca shqiptaro – amerikane është në fakt epiqendra e zhvillimit aktual perëndimor të Shqipërisë. Kot lodhen, sepse edhe pengimi që po duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, s’është tjetër veçse kërkesë e Beogradit Moskës dhe Athinës kundër karakterit të thekshëm perëndimor që ka marrë me trend zhvillimi aktual shqiptar.
I gjith korrupsioni sikur të bashkohet, i bashkuar edhe më ligësinë e pushtuesëve të territoreve shqiptarë, nuk e thyejnë dot forcën e aleancës shqiptaro-amerikane për albanizimin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha dokumentet që shihen të dalin sot në favor të albanizimit, janë në vepër shkencore e inkurajuar nga politika amerikane.
Shqipëria territoriale është në proces zhvillimi inegral dhe drejt anëtarësimit të saj të pandalshëm në BE. /Gazeta Shqip/