Serbia aktive me shtetet që s’e njohin Kosovën, pasi iu shtruan drekë, Vuçiq sot e çel si temë edhe me ambasadorin meksikan
Serbia aktive me shtetet që s’e njohin Kosovën, pasi iu shtruan drekë, Vuçiq sot e çel si temë edhe me ambasadorin meksikan 10.07.2026 | 02:24
Kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, është takuar sot me ambasadorin e Meksikës në Serbi, Carlos Felix Corona. Në këtë takim, Vucic ka thënë se kanë diskutuar edhe për çështjen e pavarësisë së Republikës Kosovës, duke e falendëruar Meksikën që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
 
“E falënderova Meksikën për qëndrimin e saj parimor dhe mbështetjen e vazhdueshme për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si dhe për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë një marrëdhënie të tillë dhe besojmë se do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunim politik, ekonomik, kulturor dhe çdo bashkëpunim tjetër me interes të ndërsjellë.Shpresoj që së shpejti do të kemi mundësinë të shkëmbejmë vizita të nivelit të lartë, të cilat do të përmirësojnë më tej marrëdhëniet midis vendeve tona”, ka thënë presidenti serb Vuçiq.
 
Ky takim i tij me një ambasador të një shteti mosnjohës vjen dy ditë pas drekës që kryeministri serb Macut ua ka shtruar një numri të përfaqësuesve diplomatikë të shteteve që s’e njohin Kosovën.
 
Në këtë takim kishin marrë pjesë përfaqësuesit e Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnjës dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Federatës Ruse, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës, Bjellorusisë dhe Vatikanit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.