Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Ambasadori Malaj e uroi Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes dhe ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula la theksuar rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.
Ajo ka nënvizuar se, krahas rritjes së koordinimit në politikën e jashtme, Kosova pret mbështetje nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në takim, të dyja palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.