Ka pothuajse dy muaj që kur tre operatorët kryesorë të sektorit energjetik në vend: KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë dorëzuar kërkesat për rritjen e tarifave të energjisë elektrike në Zyrën e Rregullatorit për Energji për një rritje prej mbi 20 për qind, transmeton Gazeta Metro.
Por, ani pse jemi vetëm edhe dy ditë nga data një prill kur ZRRE-ja, shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike pikërisht me këtë datë, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se tarifat aktuale do të mbeten në fuqi deri në publikimin e raportit përfundimtar dhe përmbylljen e procesit të konsultimit publik, duke shtuar se ende nuk ka asnjë vendim derisa të publikohet raporti përfundimtar.
“Jo, s’ka ende. Po presim gjatë javës me i publiku raportet, tani janë nja dy javë ditë diskutim publik, atëherë mundemi me, qysh me me e nxjerrë qëndrimin a diçka”, tha ai.
Ai ritheksoi se tarifat do të mbesin të njëjta edhe pas një prillit, pasi që sipas tij.
“Për qata edhe raporti i stafit qetash del, e vlerësojnë ata. Mbas këtij raporti tani duhet edhe komentet e palëve, tek asht vendimi ma vonë. Në këtë fazë hala asht shqyrtim te departamentet, na nuk e kemi, qysh me thanë, as qasjen në këtë fazë. Po, domethënë me 1 prill, domethënë deri atëherë janë mbesin tarifat po qeshtu që janë ekzistuese, deri sa të merret vendimi i ri. Po me 1 prill janë ekzistueset”, shtoi ai./gazetametro.net