Zemaj: Më shumë se 80 mijë punëtorë e nisën muajin pa paga, për shkak se qeveria e praktikantëve nuk arrin ta kryejë punën
Zemaj: Më shumë se 80 mijë punëtorë e nisën muajin pa paga, për shkak se qeveria e praktikantëve nuk arrin ta kryejë punën 01.10.2024 | 02:47
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave nga Ministria e Financave, raporton Gazeta Blic.
 
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se më shumë se 80 mijë punëtorë të sektorit publik kanë mbetur pa paga, pasi qeveria e praktikantëve nuk po arrin t’i kryejë as obligimet më të thjeshta administrative.
 
“9 shkurti duket larg, për ta kthyer normalitetin në këtë vend”, ka shkruar ai ndër të tjera.Postimi i tij i plotë:
 
QEVERIA I LË PUNËTORËT PA PAGA DHE PARALIZON PROJEKTET!Me shumë se 80 mijë puntorë të shtetit sot kanë filluar muajin pa i marrë pagat që i meritojnë, për punën që bëjnë, sepse qeveria e praktikantëve nuk po arrin t’i kryej as obligimet më të thjeshta administrative, as zgjedhjet me kontratë të rregullt të drejtorit të thesarit, e as dhjetëra pozita në sektorin publik.
 
Por dëmi nuk lidhet vetëm me pagat e punëtorëve të shtetit, të bllokuara janë edhe pagesat për secilen punë e projekt, për operatorët që kryejnë punë gjithandej Kosovës, një penalizim i tillë i tejkalon sektorin publik, sepse afekton edhe pagesat tek sektori privat, tek secila firmë, tek secili punëtorë.9 shkurti duket larg, për ta kthyer normalitetin në këtë vend.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.