Hoxha: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur mbi 3,000 njerëz në trafik
Hoxha: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur mbi 3,000 njerëz në trafik 04.02.2026 | 01:30
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në prezantimin e punës vjetore të  Policisë rajonale të Prishtinës, ka thënë se nga viti 2000 e deri më sot në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën mbi 3 mijë njerëz.
 
“Problemet që kanë shënuar rritje janë rastet të fatalitetet dhe jo vetëm në Prishtinë por gjithandej Kosovës kemi pasë rritje të rasteve në trafik, ku kemi pasë diku mbi 100 persona të vdekur në trafik nga 89 sa kemi pasë në 2024-tën. Kosova që nga viti 2000 mijë deri më sot i ka humbur mbi 3 mijë e 111 njerëz në trafik. Është një numër i madh i jetëve të humbura në trafik dhe një prej prioriteteve  ka me qenë siguria në trafik. Por që këtë punë policia nuk mund ta bëjë e vetme, na duhet mbështetja e komunave, e ministrisë së infrastrukturës dhe e gjithë shoqërisë sidomos te vetëdijesimi i njerëzve, pastaj deri te marrja e patentë shoferëve, kontrolli i shtuar në rrugë”, tha ai.
 
Ai ka numëruar disa nga faktorët që kanë ndikuar që të ketë më shumë problemë në trafik, e ku një nga to e nënvizon të jetë një numër i madh i njerëzve që kanë vizituar Kosovën. Këtu ai përmend edhe statistikat për patentë shoferë.
 
“Disa prej faktorëve që kanë ndiku të kemi më shumë probleme në trafik gjatë viti që shkoj ka qenë numri i madh i njerëzve që kanë qarkulluar në rrugët tona, dhe po ashtu numri i madh i njerëzve që kanë hy në kufijtë e Kosovës, kemi pasë një rritje me milionë njerëz. Kemi pasë 2-3 milionë që janë fut në territorin tonë. Po ashtu është rritur numri i veturave të regjistruara dhe i patentë shfoerëve. Në vitin 2011-të, Kosova ka pasë diku rreth 400 mijë patentë shoferë, sot i kemi 900 mijë”, tha Hoxha.
 
E rënie të rasteve në Prishtinë u vlerësua të ketë pasë në vrasje, grabitje dhe vjedhje të rënda, e dhunën në familje./EO
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.