Në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës ka ndodhur një ngjarje e rëndë gjatë orëve të para të 28 korrikut. Një statujë e Virgjëreshës Mari është dëmtuar, ndërsa një altar katolik është djegur, transmeton Gazeta Metro.
Policia është vënë në lëvizje pas raportimeve për vandalizëm në dy vende të ndryshme. Fillimisht është raportuar për dëmtimin e statujës në Kodrën e Shfaqjes, ndërsa pak më vonë është njoftuar edhe për zjarrin në altarin pas Kishës së Shën Jakobit.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë para Festivalit Ndërkombëtar të të Rinjve, i cili pritet të mbahet në Medjugorje nga 1 deri më 6 gusht.
Deri tani është raportuar për një të dyshuar, por policia ende nuk e ka konfirmuar identitetin e tij.
Ovaj sta je palio oltar uvaćen kod Ljubuškog 👏👏👏 pic.twitter.com/1vSOWWbdST
— Ilija Ćaitos Teklić (@caitos3) July 28, 2026
MEDJUGORJE
The DRAMATIC moment police arrested the anti Catholic TERRORIST who attacked MEDJUGORJE, setting an altar on fire and writing anti Catholic graffiti pic.twitter.com/XBhIjqlKqP
— Catholic Arena (@CatholicArena) July 28, 2026
Statujat e Virgjëreshës në Kodrën e Shfaqjeve dhe dy imazhet e vendosura në Kryqin Blu u lyen me bojë të zezë dhe grafite provokuese.
🔴🇧🇦 𝗔𝗟𝗘𝗥𝗧𝗘 𝗜𝗡𝗙𝗢 — Les deux statues de la Vierge Marie de Medjugorje, en Bosnie-Herzégovine, situées sur la colline des Apparitions de Podbrdo et à la Croix Bleue, ont été RECOUVERTES de peinture noire et d’inscriptions blasphématoires dont « Le diable en jupe ».… pic.twitter.com/rXE89BCDkV
— L’Écho Chrétien (@lechochretien) July 28, 2026
Në disa vende janë gjetur edhe shkrime fyese, përfshirë fjalën “djall”.Disa statuja të Virgjëreshës Mari janë spërkatur me bojë të zezë, ndërsa në banderola janë shkruar mesazhe si “Medjugorja është një mashtrim”, “Zonja jonë = djalli” dhe “Vetëm Jezusi”.
Një tjetër mesazh, i shkruar në polonisht, akuzonte vizionarët e Medjugorjes për mashtrim./gazetametro.net