Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës
Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës 07.10.2026 | 01:59
Justina Shiroka-Pula është votuar në Kuvendin e Kosovës, duke marrë kështu postin e presidentes së vendit, pas zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje mes partive për zgjedhjen e kreut të shtetit. Shiroka-Pula si kunderkandidate kishte Elzia Hoxhajn.
 
Zgjedhja e saj vjen në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentes së Kosovës, pas disa propozimeve dhe zhvillimeve mes subjekteve politike.
 
Shiroka-Pula do ta ushtrojë mandatin si presidente e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procesit të votimit në Kuvend.
 
Ndryshe, zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit erdhi në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentes.
 
Gjatë ditës,  Kryeministri Kurti paraqiti disa emra si kandidatë të mundshëm për president. Fillimisht Albin Kurti, propozoi Bekim Sejdiun, por ky i fundit e refuzoi kandidaturën e po ashtu nuk u pranua as nga PDK-ja.
 
Më pas, u diskutuan edhe emra të tjerë, përfshirë Feride Rushiti dhe Glauk Konjufcën. Megjithatë, këto propozime u kundërshtuan nga PDK-ja, e cila i cilësoi si kandidatura të papranueshme.
 
Në orët e mbrëmjes, Kurti doli me një propozim të ri dhe kërkoi që deputetët të mblidheshin në Kuvend. Ai propozoi që fillimisht të votohej projektligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të votohej për kandidaten Justina Shiroka-Pula.
 
Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, tha se Shiroka-Pula ishte një emër i pranueshëm për partinë e tij./Indeksonline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.