Dita Kuq e Zi: Shqipëria shënon 113 vjet Pavarësi!
Dita Kuq e Zi: Shqipëria shënon 113 vjet Pavarësi! 28.11.2025 | 12:00
Sot janë mbushur plot 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.28 nëntori i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.
 
Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi.Kjo ishte edhe fryt i përpjekjeve dhe luftërave të shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ku mijëra e mijëra njerëz u sakrifkuan dhe dhanë jetën për arritjen e këtij qëllimi.
 
Akti i shpalljes së Pavarësisë u bë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës.Ky vendim i hapi rrugë shqiptarëve që ta fitojnë shtetin e tyre dhe të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
 
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, nga njëra anë sepse iu dha fund sundimit gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të fqinjëve ballkanikë, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
 
Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.