Serbia është renditur ndër vendet me nivel të ulët të lirive në Indeksin e Lirisë dhe Prosperitetit 2026, të publikuar nga Këshilli Atlantik (Atlantic Council) me seli në Uashington.
Sipas raportit, Sërbia ka grumbulluar 62.7 pikë në Indeksin e Lirisë, duke u renditur në vendin e 90-të nga 171 shtete, në kategorinë e vendeve me “Liri të Ulët” (Low Freedom).
Të dhënat e indeksit tregojnë se Sërbia renditet në vendin e 90-të edhe për komponentin e përgjithshëm të lirisë. Në nënindeksin ekonomik ajo pozicionohet në vendin e 53-të me 72.8 pikë, ndërsa për lirinë ekonomike të grave renditet në vendin e 30-të me 93.8 pikë. Për lirinë e investimeve, Sërbia zë vendin e 69-të, me 59.7 pikë.
Raporti vlerëson gjithashtu se gjendja është më problematike në aspektin e lirive politike. Sërbia renditet në vendin e 108-të për liritë politike, ndërsa për lirinë e zgjedhjeve dhe pavarësinë e gjyqësorit ndodhet në vendin e 117-të.
Sipas raportit, në mesin e vendeve evropiane, vetëm Bjellorusia ka rezultat më të dobët se Sërbia për sa i përket indeksit të lirive.