Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar nga Tirana ku theksoi deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili hodhi poshtë thirrjet për dorëheqje, ndërsa mijëra protestues, të udhëhequr nga studentët, thyen xhama dhe u përleshën në disa raste me policinë gjatë trazirave, e cila përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
Direkt nga protesta në Tiranë, Reuters raporton për revoltën që shpërtheu ndaj Qeverisë Rama, duke listuar arsyet që i nxitën protestuesit të dalin në rrugë.
“Ka shumë protestues të zemëruar. Ata janë të zemëruar për mungesën e perspektivës së punësimit, standarde të ulëta të arsimit dhe mbi të gjitha për korrupsionin konstant që shohin te drejtuesit më të lartë qeveritarë”.Derisa thekson se “sigurisht” Rama i mohon këto akuza për korrupsion, Reuters vë në pah që protestat që u zhvilluan gjatë verës ishin të qeta e paqësore edhe pse kishte shumë pjesëmarrës, por shton se protestuesit paqësorë u ndien të padëgjuar.
“Tash ata thonë: majft është mjaft”.