Salla e madhe e qytetit të Willit në Zvicër u tregua e vogël për ti zënë gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, aq më parë që vetëm e edhe një vit na ndan nga 20 vjetori i themelimit të “Arbëreshës” me seli në Sirnach, ndërsa që por programi i shfaqur të shtunën e kaluar i ngjante plotësisht një programi jubilar, si për nga rrita e niveli artistik i kësaj trupe me mbi 50 anëtarë.
Aq më parë që “Arbëresha” ka në krye një artist të përkushtuar tejet aktiv e dinamik, me emrin e dashur Nue Uka, që në këtë përvjetor potencoi se: “Se nëse jemi të bashkuar rreth vlerave të përbashkëta, jemi më të fortë dhe se s’ka kush të na ndajë e as të na ndalë!”.
Me 17 dhjetor 2022 u mbajt ky përvjetor, pjesë e programit së cilit ishte “Ansambli Arbëresha” me seli në Sirnach të kantonit të Turgaut në Zvicër, trupë kjo artistike që në kontinentet po vepron duke ofruar rreth vetes një numër të mirë talentesh të ri të dyja moshave, të cilët përmes këngës e valleve po e kultivojnë edhe në dhe të huaj traditën e të parëve.
Rreth kësaj rritje të “Arbëreshës”, në këtë përvjetor të 19 foli kryetari i kësaj trupe Nue Uka, i cili pasi përshëndeti të pranishmit e shumtë, në mesin e tyre edhe mysafirë dhe grupe artistike nga Italia e Gjermania, si dhe disa nga drejtuesit e shoqatave simotra në Zvicër, shprehi keqardhje që shkaku i pandemisë u deshtë të pauzohet për dy vjet me këtë përvjetor. “Megjithatë jemi përsëri bashkë dhe po festojmë sonte nëntëmbëdhjetë vjetorin e Ansamblit tonë, ndaj edhe përgjatë dy vjetëve të pandemisë e kemi kuptuar se sa vlerë kanë aktivitetet e përbashkëta dhe sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin.”
Më tej Nue shtoi se: “Po bëhen gati dy dekada, që kur ne kemi nisë të bashkohemi rreth muzikës dhe vallëzimit, me besim të plotë se këto dy forma të aktivitetit shpirtëror – na bashkojnë dhe na sjellin gëzim e lumturi. Përmes muzikës ne gëzohemi, kujtojmë ngjarje të bukura dhe përmes valles e shprehim gëzimin më tërë qenien tonë. Duke jetuar larg atdheut, ne përditë mendojmë prej kah kemi ardhur, si kemi ardhur dhe pse kemi ardhur; njëherësh kujtojmë të kaluarën tonë dhe mallëngjehemi për te duke trasuar të ardhmen tonë duke e lidhë me traditën në mënyrë që përmes muzikës e artit krijojmë një urë midis të kaluarës, të sotmes dhe të nesërmes. Me këtë rast, ju jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë qëndruar bashkë me ne, që na kanë përkrahë e na kanë ndihmuar, që kanë besuar te ne dhe vullneti ynë. Tash ku jemi në prag të njëzetvjetorit të Ansamblit tonë , vlerësoj se ky përvjetor për ne ka kuptim të shumëfishtë, sepse na tregon se me punë e përkushtim arrijmë gjithçka dhe se të bashkuar rreth vlerave të përbashkëta jemi më të fortë dhe s’ka kush të na ndajë.”
Më tej kryetari i “Arbëreshës” foli edhe për rritjen e ansamblit që përbëhet prej grupit të valleve, me fëmijë dhe të rritur, ku grupi i fëmijëve numëron 22 persona dhe i të rriturve mbi 30 rriturit. Ai me këtë rast falënderoj Marie Saliqunin që punon me përkushtim me fëmijë dhe i përgatit për vallëzim. Ndërsa që Ansambli ka edhe Grupin e Orkestrës, në krye me Nue Palin, për të cilin bashkë me grup pati një falënderim. Potencoi edhe antarët e kryesisë: ”Ne kemi edhe kryesinë, Kryetarin Ndue Uka, Zevendsin Nue Pali, Sekretarin Igzidor Ballabanin, Arkatarin Agustin Ukaj si dhe antarët Isak dhe Fatmir Llukes, Marjan Tomaj, Fabian Berisha, Fran Gjergji, Pjeter Delia, Bernard Llukes, Bujar Gjergji, Zef dhe Gjon Ukaj. I falenderojmë shumë për punën dhe organizimet që bëjmë gjatë vitit.
Me këtë rast, dua të falënderoj koreografin Feim Leka nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve, “Shota” për bashkëpunimin e frytshëm profesional. Dua veçanërisht t’i falënderoj prindërit që i sjellin fëmijët në Ansambël, valltarët të cilët me gëzim vijnë për të vallëzuar shqip. Një falënderim të veçantë kemi për misionin tonë, priftin e palodhshëm Don Marjan Lorencin, motrat tona – Valdetën e Luisen që shërbejnë me përkushtim e dashuri dhe e mbajnë misionin gjallë. Një përshëndetje për Radio Marin nga Kosova qe sot janë në mesin tonë dhe e transmetojnë programin live. Po ashtu, falënderojmë sponsorët tanë që gjithherë janë pranë nesh, na ndihmojnë për të funksionuar Ansamblin dhe rrjedhimisht për t’i ruajtë traditat tona kombëtare. Falënderojmë të rinjtë e të rejat që pa pritesë vijnë dhe vallëzojnë shqipe dhe kështu bëjnë një punë fisnike në ruajtjen e kulturës shqiptare.
I falënderojmë të gjitha shoqëritë dhe ansamblet që janë në mesin tonë dhe me të cilët kemi bashkëpunuar ndër vite. Përshëndetje speciale për gazetarin ton Bacin Rexhep Rifatin që 19 vite na ka përcjell ne çdo përvjetor qe kemi pas, respekt i nderuaJu falënderoj edhe ju simpatizues që keni ardhur sot në programin tonë.Kjo është një punë e përbashkët, prandaj edhe sukseset e rezultatet janë të përbashkëta. Zoti na ruajtë të gjithë. Të falënderojmë njëri-tjetrin dhe të bashkë ndajmë gëzimin.
Krejt në fund Nue Uka pati edhe një mesazh e urim për të pranishmit se: “Ansambli “Arbëresha” do të vazhdojë rrugën e vet, duke u sjell befasi e gëzim, duke u sjell frymën dhe kulturën shqiptare dhe meqë jemi në prag të festave, nga zemra ju urojmë të gjithëve Krishtlindje të bukura dhe një vit të ri të hareshëm e përplot të mira. Gëzuar!”
Më pas me një përshëndetje dhe urim për rritjen e “Arbëreshës e pati edhe meshtari i Misionit Katolik Shqiptar ne Sirnac, Don Marjan Lorenci, i cili shprehi kënaqësinë e që ky ansambël po i kontribuon ruajtjes së kulturës dhe identitetit tonë shqiptar.
Ajo që i dha një dimension të veçantë këtij përvjetori të 19-të ishte padyshim programi i përzgjedhur kulturo artistik me këngë e valle, një tufë muzikore kjo që u prit me duartrokitje të herëpashershme nga publiku i shumtë në solle, një pjesë e të cilit u desh të rri në këmbë. Impresionuen si grupi më të vegjëlve ashtu edhe i të rriturve, dëshmi kjo se “Arbëresha”, i jep një prioritet të veçantë përtëritjes së vazhdueshme. Ndaj edhe që nga dalja në skenë e grupin të të rriturve te ansamblit Arbëresha me vallen e Dasmës, me koreografi me motive nga Karadaku, krijuar nga i madhi Feim Leka e deri te paraqitja e grupeve mysafire, si ai i Gjugj Koliqi, anëtar i Grupit “Zeri Karadakut” qe erdhi nga Italia, që solli këngën “Lulëzo Stubëll Krenare”, të përcjell me çifteli e pastaj paraqitja e këngëtares Annamaria Uka me këngen “Vera pa mërgimtarë”, për të vazhduar me grupin tjetër mysafirë nga Gjermania, babë dhe bijë: Vehbi dhe Fjolla Berisha, me kënge popullore te përpunuar në zhanër të ri me një kolazh dhe deri në përmbyllje me program argëtues, ku kësaj radhe iu bashkua grupit edhe Asim Gashi, i tërë programi jo vetëm që ishte konceptuar mirë, por edhe i realizuar me një shije arti, që lenë për tu dëshiruar gjatë./diaspora shqiptare/ KultPlus.com