”NewBorn” merr pamje të re, imazhet i dedikohen liberalizimit të vizave
”NewBorn” merr pamje të re, imazhet i dedikohen liberalizimit të vizave 17.02.2024 | 12:00
Tradita e ngjyrosjes së momumentit të kryeqytetit “NewBorn” për këtë vit do të përçojë ndodhinë kryesore të vitit 2024, liberalizimin e vizave.
 
Në shkronjat e monumentit janë të vizatuara simbole të shteteve në të cilat mund të udhëtohet pa viza, teksa qytetarëve u sugjerohet t’i vizitojnë këto vende.
 
Dizajnerja Nita Qena e cila ishte duke punuar në imazhin e këtij viti, tha se shumë shpejt do të mbarojë.
 
Për KosovaPress, ajo tha se viti 2024 karakterizohet me liberlizimin e vizave, prandaj edhe tema e ngjyrosjes së NewBorn-it është kjo ngjarje.
 
“Qëllimi i ilustrimit është si çdo vit ringjyrosja e “NewBorn” me temën e cila e ka karakterizuar vendin, ndodhitë e Kosovës gjatë këtij viti. 2024 ka qenë karakteristikë edhe një arritje e re e Kosoves ka qenë liberalizimi i vizave. Prandaj edhe tema e ngjyrosjes se “New Born” është liberalizimi i vizave. Kemi filluar prej pesë ditë pune edhe presim me mbaruar sa më shpejt, sa të na lejon drita”, tha Qena.
 
Monumenti që simbolizonte lindjen e një shteti të ri u vendos në qendër të Prishtinës më 17 Shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave