620-vjetori i lindjes, aktivitete kulturore në nderim të Gjergj Kastriot Skënderbeut
620-vjetori i lindjes, aktivitete kulturore në nderim të Gjergj Kastriot Skënderbeut 08.05.2025 | 03:35
Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore në mbarë vendin.
 
Biblioteka Kombëtare e kujtoi heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, përmes një ekspozite të veçantë e shumëngjyrëshe me historikun e pullave të postës me figurën e Skënderbeut.
 
Koleksioni i ekspozuar me këtë rast është pjesë e koleksionit privat të filatelistit Hysen Dizdari. Ai përmban pullat postare shqiptare qysh prej vitit 1913 e deri më sot, të emetuara në nder të Heroit tonë Kombëtar.
 
Me pjesëmarrjen e filatelistëve më në zë të vendit tonë, studiuesve, historianëve dhe të rinjve nga Maarif Tirana Campus, ekspozita ktheu vëmendjen jo vetëm kah heroit tonë kombëtar, por edhe figurave të tjera të rëndësishme kombëtare me prani të gjerë në pullat tona postare.
 
Edhe Bashkia Lezhë u përfshi në aktivitetet me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.
 
Në nderim të kësaj dite, të pagëzuar si “Dritë- Lindje Arbënore”, të rinjtë u njohën jo vetëm me historikun por gjithashtu interpretuan artistikisht veshur me kostume kombëtare.
 
Ky aktivitet përkujtimor, në nderim të Skënderbeut, u realizua nën kujdesin e Bashkisë Lezhë dhe të Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, në Memorialin e Heroit Kombëtar. Risi e këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e studentëve të Universitetit të Shkodrës dhe nxënësve të shkollave të ndryshme të qytetit. /j.p/
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave