Hapet shkolla shqipe në Bex, të Kantonit Waadt, në Zvicër
Hapet shkolla shqipe në Bex, të Kantonit Waadt, në Zvicër 16.11.2022 | 02:22
Vazhdojnë sukseset e “Shkollës Shqipe” në Zvicër. Javën që kaloi u hapën dyert e pikës shkollore në Bex, të Kantonit Waadt, në Zvicër. 
 
“Fakt është se përpjekjet tona në shërbim të fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër kanë filluar t`i tejkalojnë edhe parashikimet tona. Nga java në javë, nga muaji në muaj kemi më tepër klasa dhe natyrisht më tepër nxënës të cilët regjistrohen në pikat shkollore në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën amtare”, thotë Vaxhid Sejdiu.
 
Fakt është se aty ku bëhen bashkë prindër dhe mësues nuk mungojnë sukseset në shërbim të shkollës shqipe. Fakt është se edhe javën e kaluar u hap shkolla e radhës, e cila iu bashkëngjitet dhjetëra e dhjetëra  shkollave të hapura deri më tani duke përfshirë qindra e qindra fëmijë në bankat shkollore për të mësuar gjuhën shqipe. E gjithë kjo, po ndodh në prag të festave të nëntorit: 114 vjetorit të Kongresit të Alfabetit, 110 vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë si dhe 50 vjetorit të Kongresit të drejtshkrimit. Dhe natyrshëm nëntori është muaji që motivon dhe obligon shqiptarët të punojnë e veprojnë edhe më tepër në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Në këtë rrugëtim edhe mësuesit dhe prindërit  e shkollave shqipe në Zvicër të përkushtuar rreth rolit të tyre në hapjen e pikave të reja shkollore dëshmojnë gjithnjë  e më tepër se “aty ku punohet edhe sukseset nuk mungojnë. Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Rahime Latifi dhe mësimi zhvillohet çdo të shtune nga ora 10:00-12:00.
 
“Shkolla shqipe” në Zvicër falënderon prindërit shqiptarë për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave të  përbashkëta kombëtare, me qëllim që të hapin sa më shumë pika shkollore dhe që fëmijët shqiptarë ta kenë sa më afër pikën shkollore për ta mësuar gjuhën amtare. / KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave