Kardinali Simoni mori Medaljen e Kosovës për Humanizëm “Shën Tereza”
Kardinali Simoni mori Medaljen e Kosovës për Humanizëm “Shën Tereza” 24.01.2023 | 04:18
Dje, gjatë një ceremonie në ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani, Medaljen për Humanizëm “Shën Tereza”.
 
Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani mori dje në Romë, Medaljen për Humanizëm “Shën Tereza”. Ceremonia u zhvillua në ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, në praninë e autoriteteve më të larta të Prishtinës si dhe të Ambasadores së Kosovës në Romë Lendita Haxhitasim.
 
Ishte vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që i dorëzoi kardinalit medaljen, me motivacionin: “për përfaqësimin e parimeve morale dhe humane të popullit shqiptar në botë, si edhe për fuqinë shpirtërore me të cilën vuajtjet dhe torturat ndaj tij i shndërroi në akt dashurie ndaj njeriut”.
 
Cast nga ceremonia e dorëzimit të medaljes
 
Në fjalën e saj, presidentja Osmani, e cila sapo ishte takuar, po dje, me Papën Françesku, me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet e me Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher, shpjegoi se kjo medalje i është akorduar kardinalit Simoni që në shtatorin e kaluar, në kuadrin e “Ditëve të Nënë Terezës”, të cilat kremtohen nga shteti dhe nga Kisha Katolike në veçanti. Presidentja vuri në dukje qëndresën e palëkundur të don Simonit të atëhershëm kundër diktaturës komuniste, por edhe veprimtarinë e tij të gjatë në shërbim të paqes e të lirisë, sidomos pas komunizmit. “I mbetemi përherë mirënjohës dhe e falënderojmë – theksoi ajo – për kultivimin e vlerave njerëzore dhe kujdesin, që tregon ai në çdo takim dhe në çdo ngjarje për Kosovën”.
 
Cast nga ceremonia e dorëzimit të medaljes
 
Nga ana e tij, kardinali Ernest Simoni Troshani falënderoi për nderimin, që i bënë dhe premtoi lutje për Kosovën e për çdo qytetar të saj, si edhe për të gjithë vëllezërit shqiptarë kudo në botë, duke uruar begatinë e kombit shqiptar./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave