Madhështore, nxënësit e shkollës “Prenk Jakova” pengohen të kalojnë nëpër Serbi, mbajnë koncert në zonën kufitare
Madhështore, nxënësit e shkollës “Prenk Jakova” pengohen të kalojnë nëpër Serbi, mbajnë koncert në zonën kufitare 01.05.2025 | 00:00
Nxënësit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Prishtina, ishin të ftuar që të marrin pjesë në një turne koncertal në Kroaci dhe Slloveni.
 
Mirëpo ata janë përballur me pengesa gjatë kthimit të tyre për në Kosovë.
 
Pasi udhëtuan drejt Kroacisë përmes Malit të Zi, grupi muzikor planifikoi që rrugën e kthimit ta bënte përmes Serbisë.
 
Megjithatë, autoritetet serbe nuk i lejuan të kalonin kufirin, duke i kthyer mbrapshtë, pasi nuk kishin certifikata.
 
Pavarësisht kësaj pengese, nxënësit nuk u dorëzuan.
 
Në vend të zhgënjimit, ata shfaqën shpirtin artistik dhe vendosmërinë e tyre duke organizuar një koncert të improvizuar në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.
 
Performanca u prit me duartrokitje nga udhëtarë të shumtë, që prisnin të kalonin kufirin drejt Kroacisë, duke e kthyer një situatë të vështirë në një moment frymëzues./Indeksonline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave