Eprorja e Përgjithshme, Motra Jozef, thekson se përparimi i vërtetë i njeriut është t’ua hapë zemrën të tjerëve, ashtu siç bëri murgesha shqiptare. Të pranishëm në Sallën Pali VI ishin edhe përfaqësues të kursit të parë të menaxhimit për krijimin e komuniteteve të energjisë së rinovueshme, lindur në Kremona, në gjurmët e enciklikës Laudato si'.
“Zemra e Nënë Terezës së Kalkutës vijon të rrahë fort në jetën e ne të gjithëve dhe na nxit, në këtë Jubile të shpresës, të mos dorëzohemi e të vijojmë ta ndjekim Jezusin”. Fjalët e motrës Jozeph, Eprore e Përgjithshme e Misionareve të Bamirësisë, janë plot me hare! Gëzohet për dekretin e lëshuar dje nga Dikasteri për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, në të cilin Papa Françesku e shkroi themeluesen e shenjtë në kalendarin e përgjithshëm romak.
Duke mbërritur sot paradite në Sallën Pali VI, në Vatikan, për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, së bashku me 35 motra të tjera Misionare të Dashurisë nga pesë kontinentet, motrat rregulltare me sari bardh-e-blu, i kërkoi "Papës ta bekojë punën e motrave të saj, që i shërbejnë më të pëvuajturve, por njëkohësisht u bëri thirrje të gjithëve për t’u kthyer në rrënjët e Ungjillit e për t’u udhëhequr nga mësimet e tij".
Në një botë që ndjek vazhdimisht përparimin teknologjik, shton Eprorja e Përgjithshme, “nuk duhet të harrojmë kurrë se përparimi i vërtetë i njeriut është t'i kushtohet të tjerëve çdo ditë, e me gjithë zemër. Pikërisht me enciklikën Dilexit nos - saktëson - Papa na nxit të rizbulojmë Zemrën e Shenjtë të Jezusit, të mirëpresim dashurinë e Krishtit, dashuri që secili prej nesh duhet ta ruajë për të përvujtët, të sëmurët, të pambrojturit, siç na mësoi Nënë Tereza, që kremtohet më 5 shtator”./Radio Vatikani