Pulla postare “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023”
Pulla postare “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023” 10.05.2025 | 12:00
Filatelia e Postës së Kosovës PK Sh.A., më 9 maj 2025 vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare nga tema Evropa të titulluar “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023”.
 
Ky emision i pullave postare prezanton një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, në parkun arkeologjik të Ulpianës.
 
Motivet  e pullave postare mbartin imazhe kushtuar themelimit të  Iustiniana  secunda (Justinianës së dytë), e përshkruar si një  urbs Dardaniae nga perandori  Justinian dhe gruaja e tij Theodora (535-545 AD), si dhe të zogut houbara bustard (outis), një zog shtegtar,  në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.
 
Ndërkaq, blloku filatelik paraqet “Representation of a houbara bustard (outis), a migratory bird”, pranë një shatërvani në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.
 
Realizimi i emisionit të pullave postare është mundësuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq  pamjet e këtij emisioni janë siguruar nga vet zbuluesit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe ENS.Emisioni i pullave postare përbëhet nga dy pulla postare, blloku  filatelik dhe Zarfi i Ditës së Parë (ZDP), ndërkaq në qarkullim postar do të jetë deri në konsumimin e saj të plotë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave