RAI nis programin e parë në gjuhën shqipe për arbëreshët
RAI nis programin e parë në gjuhën shqipe për arbëreshët 17.09.2025 | 03:10
Radiotelevizioni Italian (RAI) ka nisur transmetimin e programit të parë në gjuhën shqipe, i dedikuar posaçërisht komunitetit arbëresh në Itali. Ky hap historik synon të ruajë dhe promovojë kulturën arbëreshe, që ka mbijetuar për shekuj në Kalabri, Sicili dhe në rajonet e tjera të Italisë së Jugut.
 
Programi televiziv do të nisë më 21 shtator dhe do të transmetohet çdo të diel, ndërsa në radio do të ketë një emision të përditshëm të fokusuar në kulturën arbëreshe, nga e hëna deri të premten, me përsëritje gjatë fundjavës, përcjellë KultPlus.
 
Formati do të sjellë lajme, muzikë, kulturë dhe tema sociale, duke i dhënë arbëreshëve një zë më të fuqishëm në mediat italiane. Përmes kësaj nisme, RAI jo vetëm që pasqyron diversitetin kulturor të vendit, por ndihmon edhe në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në diasporën arbëreshe.
 
Ky transmetim shënon një moment të veçantë në marrëdhëniet kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke dëshmuar respekt dhe përkushtim ndaj një komuniteti që ka ruajtur me fanatizëm traditat, zakonet dhe gjuhën e të parëve. /KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave