Vendimi i Trump për ‘‘Zërin e Amerikës’’, gazetari Biberaj: VOA ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës, kapitull i trishtë
Vendimi i Trump për ‘‘Zërin e Amerikës’’, gazetari Biberaj: VOA ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës, kapitull i trishtë 17.03.2025 | 03:22
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dje ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit ka kufizuar disa agjencia federale, si dhe median ‘‘Zëri i Amerikës’’, që është media e financuar nga qeveria, shkruan Gazeta Express.
 
Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Elez Biberaj që ka qenë pjesë e VoA-s.
 
Gazetari ka thënë se Zëri i Amerikës që ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës ‘‘u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale’’.
 
Ai ka thënë se ky vendim do të shkaktojë dëme për imazhin e SHBA-së.
 
‘‘Zëri i Amerikës, një dritë shprese dhe e vërtetës për qindra miliona njerëz në mbarë botën, u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë thelbësore në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur besnikërisht politikat e SHBA-së, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh për miliona njerëz në rajone që vuajnë nga mungesa e informacionit. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëme të thella për imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike – dëme që asnjë kundërshtar nuk mund t’i arrijë. Sot shënon një kapitull thellësisht të trishtë në historinë e angazhimit të Amerikës me botën’’, ka shkruar ai.  /Express
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave