Kisha Kosovёs kremton Ditёn Botërore tё Lutjes për Thirrjet meshtarake e rregulltare
Kisha Kosovёs kremton Ditёn Botërore tё Lutjes për Thirrjet meshtarake e rregulltare 30.04.2021 | 10:39
Dje nё tё Dielёn e katёr tё kohёs sё Pashkёve, kushtuar Bariut tё Mirё, Kisha katolike romake kremtoi edhe Ditën e 58-tё botërore tё lutjes pёr thirrje meshtarake e rregulltare. Si nё tё gjitha Kishat katolike tё botёs, edhe Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinёs tё Dielёn e 4-tё Pashkёve, dje, ia kushtoi lutjes drejtuar Zotit pёr thirrje tё reja meshtarake.
 
Dje nё tё Dielёn e katёr tё kohёs sё Pashkёve, kushtuar Bariut tё Mirё, Kisha katolike romake kremtoi edhe Ditën e 58-tё botërore tё lutjes pёr thirrje meshtarake e rregulltare. Si nё tё gjitha Kishat katolike tё botёs, edhe Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinёs tё Dielёn e 4-tё Pashkёve, dje, ia kushtoi lutjes drejtuar Zotit pёr thirrje tё reja meshtarake, po mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt...
 
 
 
Ne Prishtine kremtohet Dita e Bariut te Mire
 
Dioqeza Prizren Prishtine, perkatesisht kisha katedrale ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine me kenge, lutje e urate ka kremtuar te dielen e katert te Pashkeve, me prani te nje numri bukur te madh te besimtareve, ndonese ende me masa strikte anti Covid 19.  
 
Kjo e diel ishte e vecante, ngase kremtohej edhe Dita Boterore e Lutjes per Thirrje meshtarake e rregulltare. Me kete rast, imzot Lush Gjergji, i cili kremtoi meshen ne bashkemeshim me meshtare te tjere, njoftoi se Papa Francesku, si cdo vit tjeter i ka derguar leter Kishes Universale, por edhe botes mbare per te shpjeguar rolin, rendesine, detyren dhe misionin qe kane ata, te cilet i ka zgjedh Zoti.
 
‘’Ne kete Meshe shenjte lusim Zotin per Papёn Francesku, per ipeshkvin tone Doden, per meshtaret, rregulltarte e rregulltaret, per te rinj e te reja, te cilet Zoti deshiron ti zgjedh dhe ti kete ne sherbimin e vet’’, tha ne lutjen e tij, mons Lush Gjergji, ne fillim te kesaj meshe shenjte, ndersa gjate predikimit vuri ne dukje rendesine e Bariut te mire dhe rolin e tij ne kishe dhe ne popullin e Zotit.
 
‘’Kisha Katolike ne mbare boten, perkatesisht cdo Bari i mire, sot kujton, nderon, lavderon e falenderon Krishtin, Shelbuesin tone per Thirrjet e tyre me ndermjetesine me te bukur te Nanes Qiellore, te shenjterve dhe shenjtreshave, per kete dhurate te Zotit. Kete thirrje te madhe e te mrekulleshme e kishte marre edhe Nana jone Tereze’’, tha mons Lush Gjergji, duke u ndal tek shembulli i  madh i saj.
 
‘’Po te kishte menduar ndonjehere Ganxhja jone, e shenjta Nane Tereze, atehere nje vajze e re me perspektive te mire ne jete, per tu bere, kengetare, valltare, poete apo dicka tjeter sepse ishte e talentuar ne famulline e Shkupit, qe ti thoshte Zotit Jo, merreni me mend, cfare varferie, cfare mungese do te kishte Kisha Katolike, apo edhe mbare njerezimi ne bote, sepse siq ka thene Papa Francesku, Nana Tereze me shembullin e saj dhe deshmine e fuqishme, e mbushi boten me deshmine, pranine dhe me dashurine e Zotit’’ tha mons Lush Gjergji, duke analizuar tutje leximet biblike te kesaj te diele dhe kesaj dite te bekuar te Bariut te Mire.
 
Ai ne vazhdim permendi disa emra te meshtareve tane neper breza dhe sakrificat e tyre, e ne menyre te vecante u ndal te figura e perndritshme e imzot Pjeter Bogdanit, shume moti ipeshkev i Prishtines, i copetuar nga armiqt per shkak te sakrifices dhe bindjes se tij ne Krishtin Zot, Fe e Atdhe, e i njohur me bemien e thenien e tij unike ‘’Fati i popullit tim, eshte fati im’’.
Nderkaq famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi beri te ditur se ne kete dite te Thirrjeve te Shenjta, Papa Françesku ka shuguruar disa meshtare te rinj ne Baziliken e ''Shen Pjetrit'' nё Vatikan, dhe nxiti Bashkesine e Krishtere per lutje ndaj barinjeve te tyre dhe posaçërisht per thirrje te reja qe te vijne, e ti pergjigjen Zotit. Ai tregoi se Famullia e Prishtines ka dy rregulltare dhe tre meshtare, por se eshte ne rritje e siper. Ne menyre te veçantë, dom Fatmiri kerkoi te lutemi per seminaristin nderdiocezan ne Shkoder, Elton Rexhepi nga Komarani i Drenices i cili me deshire iu eshte kthyer rrenjeve te te pareve te tij. Te shtojme edhe kete se, Elton Rexhepi dhe te tjeret vit pas viti jane filizat e para, fryte te Ungjillëzimit tё popullit tone ne Prishtine, e ne gjithe Kosoven./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave