Kisha e Kosovës i bashkohet lutjeve tё botёs për paqen nё Ukrainë
Kisha e Kosovës i bashkohet lutjeve tё botёs për paqen nё Ukrainë 03.03.2022 | 09:54
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё, nё Kosovё, iu bashkua lutjes pёr paqen nё Ukrainё. Konkatedralja “Shën Nёnё Tereza” nё kryeqytetin e Kosovёs ishte mbushur përplot me besimtarë dhe njerëz vullnetmirё për t’iu bashkuar lutjeve për paqe nё Ukrainё, ku po vriten dhe vuajnë njerëzi tё pafajshem, madje edhe fëmijë, nё “zemër” tё Evropës, ku po cenohet liria, demokracia, e madje edhe mbijetesa e atij populli tё pafajshëm, e ka frike qё përshkallëzimi i kësaj lufte tё zgjerohet edhe nё vende tjera.
 
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё, nё Kosovё, iu bashkua lutjes pёr paqen nё Ukrainё. Konkatedralja “Shen Nene Tereza” nё kryeqytetin e Kosovёs ishte mbushur përplot me besimtarё dhe njerëz vullnetmirё për t’iu bashkuar lutjeve për paqe nё Ukrainё, ku po vriten dhe vuajnë njerëzi tё pafajshem, madje edhe fëmijë, nё një vend nё “zemër” tё Evropës, ku po cenohet liria, demokracia, e madje edhe mbijetesa e atij populli tё pafajshëm, e ka frike qё përshkallëzimi i kësaj lufte tё zgjerohet edhe nё vende tjera. Po t’i kthehemi lutjes pёr paqe qё iu drejtua Zotit nga besimtarёt e jo besimtarёt nё Prishtinё e Kisha tjera tё Kosovё, e tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt:...
 

 
Meshire o Zot, meshire o Krisht! Me kete lutje filloi Mesha e se Merkures se Perhime nga kori i Kishes ne konkatedralen “Shen Nene Tereza” ne Prishtine , me dy mars, date e caktuar  nga Papa Françesku per lutje e paqe per Ukrainen ne gjithe Kishen Universale. Edhe Dioqeza e Kosoves Prizren-Prishtinё iu bashkua kesaj thirrje te Papes ne te gjitha kishat e saj, pikerisht ne nje dite te shenjte te fillimit te Krezhmeve duke e shpreh solidaritetin me popullin e vuajtur te Ukraines, i cili po kalon tmerret e luftes nga Rusia pushtuese prej me shume se nje jave.
 
Konkatedralja “Shen Nene Tereza” ishte mbushur plote e perplot me besimtare dhe njerez vullnetmire per t’iu bashkuar lutjeve per paqe ne Ukraine, ku po vriten e po vuajne njerez te pafajshem, madje edhe femije, ne nje vend ne “zemer” te Evropes, ku po cenohet liria, demokracia, e madje edhe mbijetesa e atij populli te pafajshem, e ka frike qe pershkallezimi i kesaj lufte te zgjerohet edhe ne vende tjera, perfshire Ballkanin Perendimore, perkatesisht Bosnje, Mali Zi, Kosove e Shqiperi.
 
Ipeshkvi imzot Dode Gjergji ne fjalen e tij, tha para besimtareve se i bashkengjitemi lutjeve nga e gjithe bota per ndaljen e kesaj lufte nga agresioni ushtarak rus.
 
“Sot Kisha jone ne Kosove i bashkohet Kishes Universale dhe gjithe katolikeve te botes qe te lutemi per paqen ne Ukraine. Aty, ku eshte prek jo vetem paqja e nje vendi, por paqja e botes. Ne, pjese e kesaj Kishe dhe popull i ketij vendi menduam se nuk do te ndodhte me kurre e keqja qe na ka ndodhur neve para 20 vjetesh, dhe se do te harrohej nje lufte ne zemer te Evropes. Por, ja qe po e shohim me sy nje realitet te hidhur. Andaj, sot dhe gjate gjithe Kohes se Krezhmeve do te kemi lutje te perhershme per paqen ne Ukranine e ne bote, dhe per te gjithe shpirtrat, e sidomos per te pafajshmit qe kane kaluar ne amshim pa vullnetin e Zotit”, u shpreh imzot Dode Gjergji.
 
Ipeshkvi ne vazhdim te predikimit kerkoje qe populli i Ukraines te ndihmohet ne te gjitha menyrat e mundshme nga populli i Kosoves, sepse siq e tha, ne me se miri i kuptojme vuajtjet e tyre. “Te ndihmojme ata qe kane nevoje ne keto kohe te liga. I kam kerkuar edhe Karitasit te Kosoves qe ta kete nje arke te vecante per popullin e Ukraines dhe kush sa ka mundesi ne Kosove te derdhe mjete financiare, por edhe ndihma e kontribute tjera te nevojshme, per te ndihmuar popullin e ketij vendi dhe te varferit ne Kosove”, tha imzot Dode Gjergji, duke u bere thirrje besimtareve qe gjate Kohes se Krezhmeve te jene te perkushtuar ne lutje, agjerim e lemoshe. 
 
Rabie Ibraj
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave