Dom Kokona: arqipeshkvi i ri imzot Arjan Dodaj dhe misioni Kishёs nё Tiranё-Durrёs
Dom Kokona: arqipeshkvi i ri imzot Arjan Dodaj dhe misioni Kishёs nё Tiranё-Durrёs 07.12.2021 | 22:06
Papa Françesku edhe njё herё, me emërimin e Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkёv tё ri tё Kishёs sё Tiranё-Durrёsit, dëshmoi dashurinë, kujdesin dhe inkurajimin e tij atëror ndaj Kishës dhe shoqërisë nё Shqipëri. Imzot Dodaj është i treti arqipeshkëv i kryedioqezёs sё Tiranё-Durrёsit pas riorganizimit të Kishës shqiptare në periudhën postkomuniste. Arqipeshkvi i ri ka para sfida tё reja, por me emërimin e Imzot Arjanit kemi pikërisht këtë vazhdimësi e në të njëjtën kohë edhe një shtytje të re.
 
Papa Françesku edhe njё herё, me emërimin e Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkёv tё ri tё Kishёs sё Tiranё-Durrёsit, dëshmoi dashurinë, kujdesin dhe inkurajimin e tij atëror ndaj Kishës dhe shoqërisë nё Shqipëri.
 
Imzot Arjan Dodaj është i treti arqipeshkëv i kryedioqezёs sё Tiranё-Durrёsit pas riorganizimit të Kishës shqiptare në periudhën postkomuniste. Arqipeshkvi i ri, imzot Arjan Dodaj ka para sfida tё reja, por ka edhe njё trashëgimi shpirtërore e kishtare qё do jetё njё ndihmë nё kёtё rrugëtim tё ri kishtar e shoqëror.
 
Të dashur miq e dëgjues të Radio Vatikanit - Vatican News,
 
tashmë jeni në dijeni të kësaj etape të re nё kryedioqezёn Tiranё-Durrёs me emёrimin e arqipeshkvit tё ri nё personin e Imzot Arjan Dodaj. Siç e theksoi edhe Nunci Apostolik në dhënien e lajmit, një bari është një dhuratë e Zotit për popullin e tij, e nëpërmjet kësaj dhurate tregohet edhe dashuria e kujdesi që Selia Apostolike, që Papa, që Kisha Universale ka ndaj njё Kishe vendore. Ky kujdes përkon me misionin e Kishës për shpalljen e Lajmit tё Mirё, ky Lajm i Mirë i Ungjillit qё kёtu nё trevat tona, e në mënyrë më specifike në Ipeshkvinë e Durrësit e ka fillimin e saj nga epoka apostolike, me Shën Cezarin, një nga 72 dishepujt e Zotërisë, me shën Astin e kështu me radhë. E me emërimin e Imzot Arjanit kemi pikërisht këtë vazhdimësi, por në të njëjtën kohë edhe një shtytje të re.
 
Imzot Dodaj është i treti arqipeshkëv pas riorganizimit të Kishës shqiptare në periudhën postkomuniste.
 
Imzot Rrok Mirdita (1993-2015)
 
"Që të gjithë të jenë një".
 
Rindërtimi fizik, nga gjithë ajo situatë. Ndërtimi i selisë arqipeshkvore dhe i katedrales së Shën Palit. Nga Arqipeshkvia Durrës-Tiranë në Tiranë-Durrës.
 
Mbёshtetja dhënë besimtarёve dhe shoqёrisё pёr njё rimëkёmbje nga rrёnojat shpirtёrore, njerёzore e shoqёrore shkaktuar nga regjimi komunist.
 
Pёrpjekjet pёr t’i shёruar plagët e trashёguara nga diktatura, pёr t’i rivendosur vlerat e mirёfillta njerёzore, shpirtёrore, ndёrfetare e demokratike nё shoqёrinё e re nё Shqipёri.
 
Por edhe çështja e ambientimit, sepse vërtet ishte shqiptar, por nuk kishte jetuar në Shqipërinë komuniste. Shqipëria e viteve ’90 ishte mjaft komplekse.
 
Imzot George Frendo (1996-2021)
 
"Bariu dëgjoftë zërin e deleve".
 
Rindërtimi shpirtëror. Afërsia e bariut me delet, pra, lidhja me njerëzit. Dialogu mes fesё e arsyes. Dhe aspekti i ungjillëzimit kulturor në përballje me shoqërinë ateiste, jo të krishterë. Në kontekstin e një kishe e të një katolicizmi minorance. Përpjekja e tij që të krijonte një frymë kishtare afёr besimtarёve dhe kjo u vu re në përpjekjet e tij për realizimin e sinodit dioqezan.
 
Arqipeshkvi i ri, imzot Arjan Dodaj. Ka tani para sfida tё reja. 10-15 vitet e fundit kanë shkaktuar një ndryshim demografik rrënjësor që është ende në proces.
 
Shpopullimi i fshatrave. Rritjet e numrit të popullsisë në periferinë e Tiranës dhe të Durrësit. Por edhe këtu popullsia ende nuk e ka si destinacion final, por vazhdon të programojë largimin jashtë Shqipërisë. Përqendrimi i rinisë universitare gjatë kohës së studimeve në Tiranë, por gjithmonë me idenë e një largimi nga Shqipëria (si vetë ipeshkvi që emigroi në moshë të re). Pabarazitë sociale. Ndryshimi i kontekstit të famullive. Pasiguri në vetë klerin, rregulltarët e rregulltaret. Kriza ekonomike e arqidioqezës, problemi i pronave akoma të parikuperuara.
 
Aktualizimi i dokumenteve të sinodit dioqezan.
 
Ashtu siç nënvizon Papa Françesku, janë disa aspekte të lidhura ngushtë në këtë mision:
 
1. Afërsia, lidhja e ngushtë me Hyjin; burimi i ministerit të ipeshkvit.
2. Nga kjo lind afërsia, lidhja, me popullin e Zotit.
3. Disponueshmeria reale, e vërtetë. Pra të jesh realisht afër njerëzve dhe në kontakt me ta.
4. Kujdesi ndaj atyre që janë më të braktisur apo ndihen të mënjanuar. Maturi dhe vetëpërmbajtje në mënyrën e të jetuarit. Njё dёshmi me stilin e jetesёs.
5. Afërsia ndaj meshtarëve. Ata përballen me një botë që shpesh është në kundёrshtim me pёrmasёn shpirtërore e fetare, madje nё armiqësi me dritën.
 
Prandaj kanë nevojë të ndihen të mirëpritur, ta ndiejnë që kanë mbështetje dhe të inkurajohen vazhdimisht.
 
“Ja nëna jote” e ka Imzot Dodaj moton e tij ipeshkvore. Prandaj, ndërsa e shoqërojmë me lutjen tonë dhe i besohemi lutjes së tij, le t'i mbështetemi të gjithë në këtë periudhë e në këtë kohë Jezusit pikërisht me ndihmën e ndërmjetësinë e Marisë, asaj që ishte dhe mbeti Nëna dhe Ndjekësja e Tij./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave