Përshëndetja e imzot Frendos me Kishёn e Tiranё-Durrёsit: "Mirënjohës që kam qenë bariu juaj"
Përshëndetja e imzot Frendos me Kishёn e Tiranё-Durrёsit: "Mirënjohës që kam qenë bariu juaj" 20.01.2022 | 00:00
Do tё jetё një lamtumirë zyrtare mallëngjyese dhe prekëse, ajo e kryeipeshkvit George Frendo, i cili këtё tё shtunë, mё 22 janar 2022, përshëndet Kishёn e Tiranё-Durrёsit me Meshën, gjatё sё cilёs ia dorёzon drejtimin e saj pasardhësit tё tij, imzot Arjan Dodajt. Kisha e Shën Palit do të mbushet me meshtarёt, rregulltarët, rregulltaret, misionarët, besimtarët, por edhe me qytetarёt e shoqёrisё ku ka shërbyer si rregulltar dominikan dhe si ipeshkëv qё nga viti 1997 e deri sot.
 
Do tё jetё një lamtumirë zyrtare mallëngjyese dhe prekëse, ajo e kryeipeshkvit George Frendo, i cili këtё tё shtunë, mё 22 janar 2022, përshëndet Kishёn e Tiranё-Durrёsit me Meshën, gjatё sё cilёs ia dorёzon drejtimin e saj pasardhësit tё tij imzot Arjan Dodajt. Kisha e Shën Palit do të mbushet me meshtarёt, rregulltarët, rregulltaret, misionarët, besimtarët, por edhe me qytetarёt e shoqёrisё ku ka shërbyer si rregulltar dominikan dhe si ipeshkëv qё nga viti 1997 e deri sot.
 
Edhe redaksia shqipe e Radio Vatikanit – Vatican News dëshiron ta përshëndesë imzot George Frendon, duke e falënderuar pёr bashkёpunimin e  për gatishmërinë e tij tё përhershme. E duam tё pёrshkojmё, pёr disa minuta, etapat e misionit tё imzot Frendos nё Kishёn Katolike nё Shqipёri, duke filluar si misionar domenikan nё Durrёs, si Vikar i Pёrgjithshёm i kryedioqezёs sё Tiranё-Durrёsit, pastaj si ipeshkёv ndihmёs i imzot Rrok Mirditёs, mё vonё si pasardhës i tij, si kryeipeshkёv i kёsaj Kishe metropolitane e deri mё sot, kur misionin e tij ia kalon pasardhёsit, imzot Arjan Dodajt.
 
“Populli dhe Kisha nё Shqipёri mё kanё dashur dhe unё i kam dashur e vlerësuar shumё, prandaj, i shpreh mirënjohjen time Zotit që më lejoi të jem bari shpirtëror i Kryedioqezës Tiranё-Durrёs për vite me radhë", pohon, mes tjerash, nё njё bisedё, qё realizuam nё studion e Radio Vatikanit - Vatican News, tetorin e kaluar, imzot Frendo, me tё cilin duam t’i pёrshkojmё kёto vite tё shërbimit tё tij, qё nisi kur Kisha katolike nё Shqipёri posa kishte filluar tё rimëkëmbej pas daljes nga persekutimi i egёr nёn regjimin komunist e vijoi me pёrforcimin e misionit dhe të strukturave tё saj, nё shёrbim tё popullit tё Zotit e tё shoqёrisё shqiptare./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave