Papa Klementi XI dhe mbrojtja e identitetit tё kombit shqiptar
Papa Klementi XI dhe mbrojtja e identitetit tё kombit shqiptar 16.07.2021 | 11:01
Figura e Papës Klementit XI ёshtё figurë identitare pёr popullin shqiptar, ashtu siç ka qenё dhe ёshtё figura e Gjergj Kastriotit, figura e Nёnё Terezёs. Në kuadër të 300 vjetorit të vdekjes së Klementit XI, nё Tiranё u zhvillua një konferencë shkencore jubilare nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e Nunciatura Apostolike në Shqipëri nё Shpёri me temë “Papa Klementi XI dhe Shqipëria".
 
Figura e Papës Klementit XI ёshtё figurë identitare pёr popullin shqiptar, ashtu siç ka qenё dhe ёshtё figura e Gjergj Kastriotit, figura e Nёnё Terezёs dhe e personaliteteve tjera tё historisë sё kombit shqiptar. Kjo u theksua, mes tjerash, në konferencën shkencore jubilare, dje mё 15 korrikut nё Tiranё, organizuar me rastin e përkujtimit tё 300 vjetorit të ndarjes nga jeta të Papës Klementit XI nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri me temën “Papa Klementi XI dhe Shqipëria“.
 
Punimet e konferencës shkencore mbi jetën, kontributin dhe lidhjet e Papës Klementit XI me popullin e Kishën shqiptare u hapen nga kryetari i Akademisë së Shkencave tё vendit, Skënder Gjinushi dhe nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, i cili mes tjerash kujtoi edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisё sё Shenjtё dhe Shqipёrisё.
 
“Nё fakt, Nunci Apostolik nënvizoi se si prania e Selisё sё Shenjtё ёshtё manifestuar pёrherё me tё Deleguarit e Papëve ndёr shekuj e nё kёto 30 vite nё mënyrë tё veçantë me prezencën e përhershme tё Nuncit (Ambasadorit) Apostolik, qё Papa gjithmonë ka pasur si prezencë dhe si mëkëmbës tё tij nё Shqipëri”, pohon nё mikrofonin e Vatican-News Imzot Arjan Dodaj.
 
Siç dihet, Papa Klementi XI ka qenё gjithmonë krenar pёr prejardhjen e tij shqiptare. Mbi figurën, papninё dhe veprimtarinë e Papёs Albani, nё mënyrë tё veçantë mbi kujdesin dhe lidhjet e tij me popullin dhe viset shqiptare, folën Prof. Bardhyl Demiraj, Prof. Francesco Altimari, Dom Nikë Ukgjini, At Mikel Pllumbaj, Prof. Evalda Paci, Prof. Ardian Ndreca dhe Dr. Albin Saraçi e tё tjerё.
 
Konferenca u moderua nga historiani Pëllumb Xhufi, nё tё cilёn – pёr arsye tё masave shëndetësore covid-19, morën pjesë nё prezencë pak vetё, ndër ta kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёs, Imzot George Frendo, ipeshkvi ndihmёs i kёsaj Kishe dioqezane Imzot Arjan Dodaj, dom Gjovani Kokona, studiues tё tjerё, ndёrsa punimet u ndoqën edhe nga shumё persona tjerë tё interesuar edhe nëpërmjet platformës online.
 
Po mё hollësisht mbi kёtё ngjarje jubilare Kishtare e Kombëtare, qё solli nё vëmendjen e opinionit publik shqiptar figurën e veçantë tё Papës Albani – Klementit XI dhe lidhjet e kontributin e tij gjatё papёnisё sё gjatё pёr Kishёn Universale e nё veçanti pёr tё mirën e Kishёs dhe tё popullit shqiptar, ta dëgjojmë ipeshkvin ndihmës tё Tiranёs-Durrёsit Imzot Arjan Dodajn nga Tirana. Imzot Arjan faleminderit e  çfarё mund tё thoni pёr konferencën jubilare qё solli nё vëmendjen e opinionit publik shqiptar figurën e veçantë tё Papës Albani – Klementit XI dhe lidhjet e kontibutin e tij pёr tё mirёn e Kishёs e popullit shqiptar?
 
Mbi kёtё ngjarje jubilare Kishtare e Kombëtare ta dёgjojmё ipeshkvin ndihmës tё Tiranёs-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj 
 
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave