Nga: Skënder Karaçica
Në takimin e sotëm të mëngjesit me abasadorin Wiliam G.Walker në Çikago,me një grup veprimtarësh dhe me përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Iowa,Drilon Zogaj dhe Fatmir Rrahmanaj,ishte një bashkëbisedim në shpalimet e kohës së luftës në Kosovë dhe krimet serbe.
Në kohën e luftës në shpërberjen e ish-Jugosllavisë në vitet `90 të isha me detyrë të OSB-së në Kroaci për të vëzhguar nga afër luftën serbo-kroate dhe problemet rreth pakicës serbe,e nisi bisedën William G.Walker.Për ardhjen time në Kroaci,Beogradi zyrtar dhe Slobodan Millosheviq e pritën me ,,interesim të madh,,si një përfaqësues ndërkombëtar,që,me sjelljen e modelit të buzëqeshjes diplomatike serbe do të bënim për vete një ,,mik ,,të rëndësishëm,fliste me buzë në gaz Walker.
Dhe,nuk vonoi shumë,në vitin 1998-1999 shprethei lufta e UÇK-së kundër forcave ushtarako-policore të Serbisë,që në territorin e Kosovës kishin ardhur më se 50 mijë trupa dhe,tërë logjistika ushtarako-policore për të shpartalluar,siç thonin ata,lëvizjen,, terroriste ,,të UÇK-së për lirinë e Kosovës,tha në shpalimet e tij,Walker,për luftën e Kosovës dhe krimet serbe.
Posa kemi ardhur në Kosovë,ne vëzhguesit e OSB-së para nesh kishte lëvizje të mëdha të forcave ushtarako-policore serbe dhe,në anën tjetër populli shqiptar i pa mbrojtur dhe nën trysnitë e zjarreve të shtëpive,të vrasjeve,të rrahjes brutale deri në vdekje,vetëm pse ishin shqiptar dhe në tokën e vet të Kosovës,tha me pikëllim Walker.Përditë na vinin informata për situatën e rëndë në të gjitha anët e Kosovës,ku forcat luftarake serbe,e kryenin urdhërin nga kryeshtabi në Beograd në krye me kryekriminelin e skenarëve të vrasjes dhe të shfarosjes në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës!
Dita më e rëndë për mua,ishte kur morën një lajm se në Reçak të Shtimes,forcat e UÇK-së po luftonin me forcat ushtarake të Serbisë dhe,kishim lajmin se ka edhe të vrarë.Nuk dija më shumë,thoshte Walker,derisa shkuam në vendin e ngjarjes kur nga afër me trishtim i kam parë të vrarët shqiptarë e të masakruar në Reçak.Pas vëzhgimit dhe programit të OSB-së kam shkuar në zyrën time dhe e kam përgatitur informatën zyrtare për institucionet të vijës zyrtare në Washington,BE dhe për komandën NATO në Bruksel.Për informatën time për rastin e krimit të rëndë në Reçak,nuk kam konsultuar askend dhe,u jam drejtuar institucioneve relevante ndërkombëtare për të reaguar sa më parë që ishte e mundur,tha në këtë takim në Çikago,Willaim Walker.
Ndërkaq,për rrjedhën e gjykatës speciale në Hagë dhe fjala e prokurorisë për kreun e UÇK-së me moton,,Liria ka Emër,,ka shkelje të rënda të ligjit të drejtësisë ndërkombëtare,ndonëse lufta e djemëve,të grave dhe në krah populli shqiptar me uniformën e UÇK-së kanë bërë luftë të drejtë për çlirimin e Kosovës nga regjimi shekullor serbo-jugosllav,ku shqiptarët me ligjet e kohës ishin qytetarë të rendit të dytë.Për rrjedhën e gjykimit në Hagë,kujtoj se janë bërë shpenzime të mëdha për këto pesë vjet të paraburgimit të Hashim Thaqi,Kadri Veseli,Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi,përmes 50 mijë dosjeve serbe dhe pa asnjë provë për ,,veprat e kryera kriminale,,të kreut të UÇK-së.nënvizoi Walker në takimin e mëngjesit në Çikago.Kujtoj se për të fshehur të bëmat jasht çdo ligji të së drejtës për gjykim të drejtë e jo politik,ata në gjykatën speciale në Hagë,do të përpiqën të denojnë Hashim Thaqi,për gjoja për përgjegjësi për të ashtuquajtura ,,krime kundër njerëzimit,,të imgjinuara e të sajuara nga nëntoka e dosjeve të natës të shrëbimeve sekrete ushtarako-policore të Serbisë dhe,u muar vesh për shkak të shpenzimeve marramendëse për pesë vjet të kësaj gjykata politike në Hagë,tha ndër të tjera në Çikago,William G.Walker./Bota Sot