Nga Berat Buzhala
Vizita e Zelenskit në Beograd po e shoh që i paska acaru plot këtu te na.
Hehehe.
Na qe gjashtë vjet s’kena politikë të jashtme, o huta. Qe dy vjet mezi kena politikë të brendshme. Qe një vit s’kena as institucione funksionale.
E tash po çuditemi pse Zelenski po shkon në Beograd.
Çka po pritni, allahile? Që Amerika me i thanë Zelenskit: “Mos shko në Serbi pa e njoftë Kosovën”?
A jeni debilla a çka jeni?
Po ju as gaz prej Amerikës nuk doni me ble. Me amerikanët jeni sjellë sikur Kosova është superfuqi që mundet me i zgjedhë aleatët sipas disponimit të mëngjesit. Evropianëve u keni tregu që s’kanë çka përzihen. Amerikanëve u keni tregu që Kosova është shtet sovran dhe vendimet i merr vetë.
Shumë mirë.
Ky është çmimi.
Kur aleatëve u thua: “Mos mu përzini në punë të brendshme”, një ditë ata të thonë: “OK”.
Veçse ajo “OK” nuk do të thotë që bota ndalet. Do të thotë që bota vazhdon pa ty.
Amerika vazhdon me interesat e veta. Evropa vazhdon me interesat e veta. Ukraina vazhdon me interesat e veta. Serbia vazhdon me punu për interesat e veta.
E ti rri në Prishtinë dhe nervozohesh pse Zelenski shkoi në Beograd.
A po mendoni nime që Ukraina dhe Zelenski mërziten nëse e hjekni flamurin e Ukrainës te Grandi?
Hjekne.
Edhe të kujt doni me e qitë?
Të Rusisë?
Politika e jashtme nuk është story në Instagram. Nuk është me e qitë flamurin kur të pëlqen dikush e me e hjekë kur të hidhërohesh me të. Shtetet nuk kanë shokë Facebook-u. Kanë interesa.
Ukraina është në luftë. I duhen armë, municion, mbështetje diplomatike, korridore, partnerë dhe çdo centimetër hapësire që mundet me e fitu. Nëse Serbia i ofron diçka që Ukrainës i duhet, Zelenski ka me folë me Serbinë. Pse dreqin mos me folë?
Detyra jonë ka qenë që interesat e Ukrainës me i lidhë sa më shumë me interesat e Kosovës.
Jo me pritë që Zelenski me u dashuru në neve prej televizorit.
Ikni more amatera. More injoranta.
Derisa na e kena një hajvan në krye të shtetit që e ka blloku shtetin dhe e ka shndërru politikën e jashtme në politikë të konsumit të brendshëm, bota po ecën.
Po ecën Amerika. Po ecën Evropa. Po ecën Ukraina. Po ecën Serbia.
Po krijohen interesa të reja, po ripërtërihen aleanca të vjetra, po ndërtohen raporte të reja.
Askush nuk është tu pritë me pa a u hidhëruam na në Facebook.
Me rëndësi që na jemi sovranë.
Me rëndësi mos me na u përzi Amerika.
Me rëndësi me u la në Ujman.
Qupa, qupa./Nacionale