Degradimi i frikshëm i raporteve politike të Kosovës me Perëndimin
Degradimi i frikshëm i raporteve politike të Kosovës me Perëndimin 18.11.2022 | 17:09
Nga Ndue Ukaj
 
Stagnimi politik i Kosovës, mosliberalizimi i vizave, mospranimi në institucione ndërkombëtare, mosnjohjet e reja, thjesht dhe qartësisht, janë pasojë e drejtpërdrejtë e degradimit të frikshëm të raporteve politike të Kosovës me perëndimin.
 
Sepse, të gjitha sukseset e Kosovës, njohjet, avancimet ndërkombëtare, pranimi në organizata ndërkombëtare, konsolidimi i shtetit, janë rrjedhojë e përfshirës së plotë të perëndimit në krye me Amerikën në punët tona.
 
Logjikisht, meritë e tyre dhe aftësi e jona të ecim me ta.
 
Krejt tjerat rrëfime politike janë sa për të ushqyer tallavanë tonë politike.
 
Pra, sot, është koha e fundit, e fundit në kuptimin jetik të fjalës, që ta pastrojmë shikimin dhe të dalim nga kjo mjegull e tmerrshme politike dhe të ecim krahë për krahu me perëndimin.
 
T’ia shtrëngojmë fort Amerikës dorën.
 
Kjo s’është ligështi, është vetëdije e vizion.
 
Ky është vizion dhe shpreh dinjitet.
 
Përndryshe, tallavaja jonë do të lulëzojë, por Kosova asnjë sukses s’ do të shënojë.
 
Për të kundërtën, jam i sigurt.
 
Rrokullisja tashmë ka filluar.
 
Nëse s’ e ndalim këtë rrokullisje, tronditja mund të jetë fatale./Ekonomia Online
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave