Dita e pavarësisë së Dardanisë(Kosovës),datë e shënuar në kalendarin tonë të historisë
Dita e pavarësisë së Dardanisë(Kosovës),datë e shënuar në kalendarin tonë të historisë 18.02.2026 | 03:06
Nga: Gjon Keka
 
Në kalendarin e festave tona kombëtare por edhe shtetërore të historisë moderne tanimë ka hyrë edhe festa e ditës së Pavarësisë së Kosovës e cila u vulos më 17 shkurt 2008 pas shumë sakrificave të brezave të shumtë dardano-arbëror për liri dhe pavarësi të atdheut të tyre.
 
Kjo datë e shënuar është në fakt një rivulosje e vullnetit të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi,sepse ka kohë që Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj dhe vetëm priste njohjen e saj nga bota demokratike dhe e civilizuar.
 
Populli i shumëvuajtur dardan ka arsye të shumta pë ta festuar këtë ditë të shënuar të kalendarit të saj historik ,sepse është ditë në të cilën shumë breza donin ta shihnin me sytë e tyre të përmalluar të lirisë këtë gëzim që vetëm një popull që kalon nga robëria në liri mund ta kuptojë këtë ditë njohjes nga bota demokratike të shtetit të Kosovës pas deklaratës të saj për pavarësi dhe të ardhme të saj të palëkundur europiane.
 
Sot kur po shënojmë 18 vjetorin e kësaj dite të shënuar e të paharruar të kalendarit tonë kombëtar, shtetëror e historik, na kujtohen bijtë e bijat e popullit dardan(Kosovës) që dhanë djersë e gjak për lirinë dhe pavarësinë, na kujtohet sakrifica e presidentit të pavdekshëm të Dardanisë(Kosovës) ,ideatorit të rrugës së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, ai që me tërë qenjen e tij donte ta vendoste popullin e Kosovës në tokën e premtuar të lirisë, të pavarësisë dhe të ardhmes së saj europiane. Në fakt aty ku edhe e ka vendin Dardania jonë , Dardania e Konstantinit të Madh, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit, Hasan Prishtinës, Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Ibrahim Rugovës etj.
Poashtu në këtë ditë ne duhet të mos harrojmë se ishin ShBA, NATO dhe vendet mike të kontinentit europian që i dolën në ndihmë në kohën më të vështirë popullit të Kosovës i cili donte t'i këpuste zingjirët e robërisë dhe të jetonte i lirë dhe i pavarur.
 
Të gjithë këta dhe shumë patriot të Arbërisë së Gjergj Kastriotit e kanë kryer detyrën e tyre të vështirë këtu poshtë në tokën arbërore- dardane duke dhënë gjithçka nga vetja e tyre. Ata e kanë udhëhequr luftën qoftë me shpat e me laps drejt qëllimit të tij ,pra lirisë dhe pavarësisë së Dardanisë(Kosovës). Së pari disa si në luftë ashtu edhe në paqe, e mbi të gjitha në zemrën e popullit, ata kanë qenë llambat që i bënë dritë dhe orientuan popullin drejtë kësaj dite të shënuar të pavarësisë.
 
Këta patriot e burrështetas, gjeneral e ushtar bijë e bija Dardan u bënë flaka e shenjtë ,thesari i kombit tonë, prandaj me të drejt mund të them o ju etër, o ju vëllezër, patriot të gjakut të Gjergj Kastriotit ,bijë e bija ,heronjë e burrështetas të Arbërisë zgjohuni e festoni me ne këtë ditë të ëndërruar të pavarësisë, gëzohuni sëbashku ju shpirtëra finsik të Dardanisë.
 
Sot në këtë ditë të shenuar të kalendarit tonë, ne si popull, shoqëri e arbëror- dardan duhet edhe të reflektojmë dhe jo vetëm të festojmë se a jemi duke e përmbushur testamentin e atyre burrave e grave të Dardanisë, a jemi në rrugën e trasuar nga ta dhe a po i ruajm themelet dhe mbi të gjitha lirinë dhe pavarësinë dhe identitetin tonë kombëtar dardan- arbëror europian?
 
Nga zema gëzuar dita e Pavarësisë Dardania ime, e bukura e kontinentit Europian. Qëndro në rrugën e Gjergj Kasstriotit dhe mos devijo sepse rruga e Gjergj Kastriotit është rruga e vetme e bekuar e kombit tonë drejt të ardhmes dhe bashkimit më familjen e kombeve europiane./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave