Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët
Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët 30.04.2026 | 14:14
Shkruan: Mero Baze
 
I vetmi argument që mundonte Perëndimin të ishte në krah të Kosovës për pavarësi dhe shtet të pavarur në vitet ’90 ishte propaganda serbe, e cila i vizatonte shqiptarët e Kosovës si njerëz që nuk dinë të bëjnë shtet dhe nuk e patën merituar formalisht as Republikën brenda Jugosllavisë. Kjo, edhe pse nuk thuhej shpesh në takime për etikë, ishte sfondi i çdo hezitimi perëndimor për shtetin e ri të Kosovës, që e tejkaloi Ibrahim Rugova me profilin e tij paqësor dhe bindës në periudhën e shtetit paralel të Kosovës 1989–1999 dhe beteja finale e UÇK dhe NATO për çlirimin e Kosovës.
 
Për hir të së vërtetës, Kosova demonstroi aftësi fantastike shtetformuese. Sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, partia e tij fitonte zgjedhjet në Kosovë dhe ai formonte qeveri koalicioni për shkak të kompromisit për presidentin. E njëjta praktikë u konsolidua edhe më pas, kur PDK e Thaçit doli parti e parë në vitin 2007, por jo me një shumicë absolute. Dhe Thaçi qeverisi me koalicion dhe lëshoi gjithnjë presidentin si kompromis për aleatët e tij në qeveri.
 
Prej vitit 2021, kur Vetëvendosja në koalicion me një pjesë të LDK bëri qeverinë dhe më pas mori edhe presidentin, Kosova e humbi përfundimisht traditën e kompromisit politik për presidentin. Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tre palë zgjedhje vetëm se Albin Kurti nuk pranon të ofrojë një marrëveshje me opozitën për presidentin. Qytetarët e Kosovës e kanë votuar atë mjaftueshëm për të qenë kryeministër i Kosovës, por nuk i kanë dhënë mandat për president. Dhe për këtë ai duhet t’ia ofrojë presidentin opozitës. Ai nuk e pranon këtë, derisa Kosova të gjunjëzohet ose të shkatërrohet.
 
Kështu ai e futi dje Kosovën për herë të tretë në zgjedhje, nga e cila nuk do të prodhohet asnjë zgjidhje që mund të gjendej ditën e djeshme.
 
Ai po mbush dy vite që nuk qeveris Kosovën, por qëndron në krye të vendit si kryeministër zgjedhjesh, paguan asistencë sociale për fëmijët e atyre që janë në emigracion dhe i pret në verë ta votojnë sërish për kryeministër që ta fusë Kosovën përsëri në zgjedhje.
 
Ky është një poshtërim i shumëfishtë i Kosovës. Është një poshtërim në emër të epshit të Albin Kurtit për pushtet, duke i kërkuar vendit të gjunjëzohet para tij nën moton “ose mua, ose s’ka qeveri”. Është një poshtërim për votuesit e Kosovës, të cilët thirren në zgjedhje për të votuar qeverinë dhe pastaj shkojnë në zgjedhje të tjera pse Albin Kurti do edhe presidentin. Por mbi të gjitha është një poshtërim për imazhin e Kosovës dhe një legjitimim i propagandës serbe se Kosova nuk meriton shtet, pasi ata nuk dinë ta mbajnë atë.
 
Albin Kurti u ka vërtetuar gjithë akuzat që ata i kanë bërë kombit shqiptar dhe veçmas Kosovës lidhur me aftësinë e saj vetëqeverisëse. Ata kanë pretenduar se shqiptarët janë cuba që e duan Kosovën për pushtet personal. Asgjë më shumë se sa po bën Albin Kurti, njeriu që nuk i zhgënjeu serbët. E bëri Kosovën siç e deshën ata./Nacionale
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave