Operacioni “Shigjeta” nuk ishte pjesë e luftës së Koshares
Operacioni “Shigjeta” nuk ishte pjesë e luftës së Koshares 11.04.2023 | 07:45
Nga Idriz Zeqiraj
 
Në pjesëmarrjen e fundit të Hashim Thaçit, në shënimin e thyerjes të kufirit, në Koshare, ai hymnizoi Operacionin "Shigjeta", "për aksionin e tij në thyerjen e kufirit Shqipëri-Kosovë"! Por në zbritjen shkallëve të Kompleksit Memorial të Kosharës, Thaçi i thotë Kolonel Rrustem Berishës: "Ma fute thikën pas shpinës, pse më demantove se "Operacioni "Shigjeta" nuk ka hise në betejën për thyerjen e kufirit në Koshare!"
 
Kolonel Rrustem Berisha i përgjigjet Hashimit se "unë të korrigjova, duke thënë të vërtetën se Operacioni "Shigjeta", jo vetëm që nuk ishte pjesë e betejës dhe as e Luftës së Koshares, por, për këtë emërtesë, kemi dëgjuar vetëm pas çlirimit".
 
Këtë tendencë të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, e kemi denoncuar edhe më parë. Por, ja, që edhe sot, në 24 vjetorin e shënimit përkujtues të Betejës së lavdishme të Kosharës, u përsërit, qëllimshëm apo padijshëm, gjë që edhe u transmetua, të paktën, nga dy televizione qendrore: TV-21: "Në kuadrin e Operacionit "Shigjeta" është zhvilluar Beteja e Koshares"...! Dhe, KTV, në shënimin e thyerje së kufirit, janë pjesëtarët e betejës të Operacionit "Shigjeta”!
 
Realisht, Shtabi i Pashtrikut, me Operacionin "Shigjeta", kur po thyhej kufiri ndër - shqiptar në Koshare, grindeshin, SHISH-i i Shqipërisë me SHIK-un e Kosovës, kush duhet të jetë shef i Shtabit të Pashtrikut. Ai dështoi ne operacionin e tij, sepse, të denoncuar dhe të spiunuar u vranë në pritë të armikut, komandanti Mujë Krasniqi me 42 ushtarë; në kurthin e armikut, ky i ashtuquajturi Shtab, i futi në Lugështajen e Gorozhubit 148 ushtarë, 23 syresh u vranë, të tjerët u plagosën, ose u zunë robër.
 
Shtabi hallakamë, pothuajse, fiktiv, inekzistent, pjesë e të cilit nuk pranoi të ishte Ekrem Rexha, alias Komandant "Drini", i cili luftonte ndaras bashkë me luftëtarët e tij, sepse i përkiste krahut institucional, FARK-ut, tradhtinë e mbuloi me zhurmë mashtruese e falsifikuese, se "ushtarët, pjesë e Operacionit "Shigjeta", bënë betejë të ashpër dhe heroike"! Ndërkohë, prita e zënë në dy shpatet e Lugështajës, në errësirën e natës, nuk kishte as mundësi teorike për rezistencë, madje as për t`u mbrojtur!
 
Pra, kemi rikthim të falsifikimit të historisë, ku thyerja e kufirit, falsifikueshëm, i faturohet Operacionit "Shigjeta", edhe pse nuk kishte fare qasje në aksionin e 9 dhe 10 prillit 1999, e as para dhe pas këtyre datimeve. Pra, askurrë.
 
Njësia ushtarake në Tropojë, në vartësi të Garnizonit Ushtarak të Kukësit, i kërkon komandantit të këtij Garnizoni, Gjeneral Kudusi Lame, një -Top- që posedonin, t`ia dorëzojnë Komandës të Kosharës, përkatësisht, Komandantit Kolonel Rrustem Berisha. Gjeneral Lame, jo vetëm që refuzon dorëzimin e -Topit- në fjalë, por edhe e kërcënon shefin e njësisë ushtarake në Tropojë, se "do të përgjigjesh penalisht, me ligjet ushtarake, në kushtet e luftës!" Megjithatë, oficeri atdhetar tropojan e dorëzoi -Topin- në Komandën e Koshares. Dhe, tani, gënjen hapur se "urdhërova t`ia dorëzojë -Topin- UÇK-së", sikur kemi të bëjmë me një ngjarje shekuj me parë dhe palët, dëshmitarë faktikë, nuk frymojnë më në këtë botë! Hajde rrenë, hajde!
 
Komandantët e luftës: Rrustem Berisha, Anton Quni, Skënder Hasangjekaj, Nazif Ramabaja - meritojnë gradën e Gjeneralit
Mbizotëron opinioni gjithë shqiptarë se Lufta e Kosharës, legjitimoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, luftë-bërësit, përkatësisht, udhëheqësit e një seri betejash, të cilat përbëjnë -Luftën e Kosharës-, nuk janë vlerësuar në përmasën e merituar. Gradimi -Gjeneral- i komandantëve të Kosharës, Fadil Hadërgjonaj dhe Hisen Berisha, u mirëprit nga shqiptarët.
 
Realisht, shqiptarët i kanë të rralla luftërat e fituara. Drenicari Shaban Polluzha, me bilancin luftarak, 970 armiq të vrarë, përkundër 1050 luftëtarëve shqiptarë të vrarë, e parë nga raporti i pabarabartë të forcave në fushë-betejë, është llogaritur si fitore e komandantit Polluzha, me bashkëluftëtarë. Dhe, po ashtu Lufta e Kosharës, me 114 luftëtarë të vrarë, përkundër 106 armiqve të vrarë, konsiderohet fitore e Kolonel Berishës, me komandantët dhe ushtarët e tij, bazuar në raportin e forcave ushtarake dhe armatosje sipërore, siç ishte edhe Armata e III-të ushtarake jugosllave, e cila pësoi disfatë, në këtë përballje të pabarabartë.
 
Prandaj, ngritja meritore në gradën e -Gjeneralit- të komandantëve të Luftës të Kosharës, Rrustem Berisha, Anton Quni, Skendër Hasangjekaj, i plagosur rëndë në njërën nga betejat ballore në Koshare, si dhe të major Nazif Ramabaja, komandant i shquar në Betejën fitimtare të Loxhës, përkrah Heronjëve të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, Rrustem Bruqaj, me luftëtarë, është kërkesë e bazuar e bashkëluftëtarëve dhe fort e dëshiruar nga shqiptarët e përbotshëm. Dhe, kjo listë emërore e komandantëve të dekoruar, ia vlenë të lihet hapur, për komandantë të tjerë të suksesshëm të Luftës të Kosharës.
 
Beteja e Loxhës, në qershorin e 1998, ishte përballja më e suksesshme me armikun pushtues. Për herë të parë u bë thyerja e mitit "të pathyeshmërisë të ushtrisë serbo-sllave!" Këtë e dëshmon edhe reagimi dëshpërues i komandës serbe, se, "në Betejën blic të Loxhës, u përballëm me ushtarakë profesionistë". Ishte një pranim i humbjes të betejës, nga pala armike. Komanda fitimtare e Betejës së Loxhës, llogariti edhe mundësinë e hakmarrjes të ushtrisë armike, për humbjen e pësuar. Andaj, i mori në mbrojtje popullatën civile. Dhe, kjo ndodhi për herë të parë dhe të fundit në Kosovë.
 
Ka një lapsus jo vetëm gjuhësor, por edhe përmbajtësor, kur thuhet "Beteja e Kosharës". Mund të themi beteja për thyerjen e kufirit në Koshare, por jo edhe Beteja e Kosharës. Sepse, për ndryshim nga Beteja e Loxhës, e cila ishte në njëjës, në Koshare janë bërë disa beteja, në vijimësi. Dhe, shumësia e këtyre betejave, përbëjnë -Luftën e Kosharës-.
 
Për luftën tmerruese në Koshare, Serbia ka bërë edhe një film-dokumentar, fakto-grafik, që më gjithë animet tendencioze, për dominim të luftës nga pala serbe, detyrohen ta pranojnë trimërinë, strategjinë dhe profesionalizmin ushtarak në fushë-betejë të luftëtarëve shqiptarë./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave