Pse e refuzuan filmin “Rugova-Rilindasi i fundit”?
Pse e refuzuan filmin “Rugova-Rilindasi i fundit”? 10.07.2024 | 03:13
Nga: Gani Mehmetaj
 
Letër publike Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ministrit Hajrullah Çeku
 
Kohë më parë Juria e QKK-së ma refuzoi projektin kinematografik “Rugova, Rilindasi i fundit” me një arsyetim, që nuk ishte arsyetim, më shumë ishte shpifje ndaj projektit dhe personalitetit tim.
 
Arsyeja e parë e refuzimit sipas Jurisë është: “sepse filmi dokumentar Rugova, Rilindasi i fundit e ka skenarin skematik”.
 
Unë nuk kam dërguar fare skenar, sepse konkursi nuk e ka kërkuar, prandaj nuk e di ku e lexuan skenarin “skematik” juria.
 
 Arsyeja tjetër sipas tyre është: sepse producentit i mungon përvoja e duhur (!!!).
 
Unë isha 17 vjet drejtor i Kosovafilmit dhe producent. Pra kisha përvojë më shumë se të gjithë producentët konkurrues së bashku. Vetëm me filmin “Kukumi” kam marr pjesë në 66 festivale ndërkombëtare. Filmi mori tri çmime të arta në festivalin e Venedikut, në Festivalin e Filmit në Tiranë dhe disa çmime tjera ndërkombëtare.
 
Të gjithë filmat e Kosovës së bashku nuk morën pjesë në festivale ndërkombëtare se sa filmi “Kukumi”. Të  gjithë filmat së bashku nuk morën çmime sa filmi ku isha producent.
 
Çfarë përvoje kërkonte nga producenti Juria e QKK-së?
 
Zoti ministër, janë edhe një mori pasaktësish e shpifjes të Jurisë së filmit, që dëshmojnë mosdijen e tyre dhe veprime të pandershme. Ata në fakt nuk e kanë hapur fare dosjen e filmit “Rugova...” sepse nuk do të flisnin për skenarin që nuk ekziston. 
 
Prandaj, ju lutëm ta shqyrtoni letrën time dhe ta zhvlerësoni vendimin e Jurisë, sepse me mënyrën e veprimit e turpërojnë institucionin e konkursit dhe Ministrinë e Kulturës.
 
Në projektin “Rugova, Rilindasi i fundit” me ekipin tim kam punuar dy vjet, prandaj është e pandershme nga juria që të ma hedhin poshtë pa e hapur fare.
 
Gani Mehmetaj, producent i filmit “Rugova, Rilindasi i fundit”.
 
P.S. Letrën e kam dorëzuar të protokolluar në arkivin e MKRS-së para një jave.   
 
Nesër: Çka kanë kundër Rugovës në QKK e në Ministrinë e Kulturës?/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave