Pse në Kosovë numri kaq i lartë i vdekjeve nga Covid-19?
Pse në Kosovë numri kaq i lartë i vdekjeve nga Covid-19? 08.09.2021 | 11:49
Nga Adem Bytyçi
 
Është e pamundur që në Kosovë me 1.7 milionë banorë të vdesin 36 qytetarë brenda 24 orëve nga Covid-19, e në Gjermani, me mbi 80 milionë banorë të vdesin vetëm 2 qytetarë brenda 24 orëve.
 
Ku është shkaku i një numri kaq të lartë të vdekjeve të qytetarëve tanë në Kosovë nga trajta Delta e Covid-19?
 
Kush duhet të jep përgjegjësi për një fatkeqësi të tillë kombëtare në vendin tonë?
 
Përgjigjja në pyetjen e parë është kjo ani pse shumë politikanë dhe ideologë të subjekteve politike mund të mos pajtohen me këtë për motive puro politike:
 
1. Pa përgjegjësia e qytetarëve tanë për t'i zbatuar masat mbrojtëse kundër Covid-19 dhe trajtave të tij në njërën anë dhe në anën tjetër prolongimi i vaksinimit të popullatës nga ana e shtetit.
 
2. Niveli i ulët i vetëdijes së qytetarëve tanë për t'i kuptuar me kohë pasojat vdekjeprurëse të Pandemisë, duke mos i respektuar në mënyrë strikte këshillat e pulmologëve dhe infektologëve për t'iu përmbajtur masave mbrojtëse ndaj kësaj të keqe të tmerrshme.
 
3. Mos uniteti i partive politike për t'i shpallur me kohë bashkarisht luftë kësaj pandemie vdekjeprurëse siç ka ndodhur në vendet tjera euro-perëndimore.
 
Tani e vetmja mundësi për të reduktuar numrin e vdekjeve dhe të infektuarve në vendin tonë mbetet intensifikimi i vaksinimit të qytetarëve dhe shtrëngimi i masave kufizuese të qarkullimit të qytetarëve, ani pse opozita mund t'i kundërshtojë këto masa për qëllimet e saj politike karshi pushtetit.
 
Çdo alternativë tjetër nuk ka dyshim se do të jetë tragjike për shëndetin e qytetarëve tanë nga një e keqe, me të cilën po ballafaqohet i gjithë njerëzimi dhe fitorja e luftës ndaj kësaj keqe do të jetë shumë e vështirë brenda një kohë aq të shkurtër, pavarësisht nga niveli shumë i lartë i të arriturave shkencore në fushën e shkencave mjekësore në botë.
 
Situata duket të jetë edhe më ndërlikuar sa i përket Koronavirusit dhe trajtave të tij, se sa e përshkruajnë shkencëtarët e fushës së mjekësisë në botë.
 
Ata na porosisin edhe pse ne nuk i dëgjojmë: më mirë thonë ata mos të infektohemi nga Koronavirusi, se sa të shërohemi, sepse shërimi në të shumtën e rasteve na kushton me jetë./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave