Nga: Bejtullah Sokoli
Shteti me demokraci të fortë bëhet kur respekton lirinë e shtypit. Ky është një leksion që liderët kosovarë dhe të tjerët duhet të mësojnë, edhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.Por,a ju kujtohen fyerjet, kërcënimet, shpifjet, shantazhet, presionet e ndryshme nga zyrtarë të lartë institucionalë ndaj gazetarëve të disa mediave të Kosovës. Këto deklerata janë të trishta,të mjera dhe të pacipa.
Politikanët, qeveritarët dhe zyrtarët e të gjitha kategorive do të mësojnë herët a vonë se nuk kanë pasur arsye dhe fakte për akuza dhe fyerje të pista ndaj gazetarëve. Madje, disa prej tyre janë penduar dhe kanë kërkuar kërkimfalje, por atëherë ishte vonë, sepse nuk u ka sjellë asnjë dobi lirisë së medias. Në fakt, është në interesin e tyre të respektojnë dhe dëgjojnë fjalën e lirë të shtypit, ashtu siç bëhet në shtetet demokratike të botës.
Tashmë botërisht dihet se pa gazetari të pavarur nuk ka demokraci të mirëfilltë.Në këtë kuptim pra nëse vdes gazetaria, atëherë vdes edhe shoqëria e hapur.Të kujtojmë se gazetaria e pavarur ka qenë kërkesa e parë e revolucionit liberal.Ndaj, nuk habit fakti se hapi I parë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë diktaturat është të zhdukin lirinë e fjalës së lirë.
Nisur nga ky fakt, edhe gazetarët e Kosovës kanë bërë dhe nuk prajnë luftën e tyre të përditshme për të drejtat që u takon atyre me konventa ndërkombëtare për shtypin e lirë.
Çdo gazetar duhet të jetë opozitar,nëse dëshiron t'i shërbejë gazetarisë profesionale.Tekefundit,gazetaria është opozitë e të gjitha pushteteve,madje edhe të vetë opozitës.
Mirëpo, gazetarinë e shkatërruan gazetarët injorantë e profiterë,ndërkaq debati vdiq nga “analistë”analfabetë.
Edhe kjo Dita Botërore e Lirisë së Shtypit,e gjen Kosovën me 2.1 milionë banorë pa asnjë GAZETË të shtypur ditore.Pra,është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që nuk ka gazetë të shtypur ditore.Turp!
Kujtojmë që Organizata më e madhe botërore për lirinë e medias Reporterët pa Kufij e kanë listuar këtë vit(2026) Kosovën në vendin 84-të, apo 15 vende më lartë sesa vitin e kaluar sa I përket lirisë së shtypit./Bota Sot