Këngëtarja e njohur avgane largohet nga Afganistani: E kisha thënë që do të isha ushtarja e fundit që largohem
Këngëtarja e njohur avgane largohet nga Afganistani: E kisha thënë që do të isha ushtarja e fundit që largohem 18.08.2021 | 23:45
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed ka braktisur Afganistanin pasi trupat talebanë morën pushtetin.
 
Mbrëmjen  e së martës u largua me aeroplan ushtarak për në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës.
 
Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”. Largimin e saj nga vendlindja e ka shoqëruar me një postim në rrjete sociale ku shkruan:
 
“Në një nga intervistat e fundit kam thënë se do të jem “ushtarja e fundit që largohem nga mëmëdheu” dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi. Unë shpresoj dhe lutem se si rezultat i ndryshimeve të fundit, njerëzit të mund të fillojnë të bëjnë një jetë të qetë pa frikën e shpërthimeve. Zemra dhe lutjet e mia do të jenë gjithmonë me ju.
 
Mirënjohja ime e përzemërt është për secilin prej jush, për urimet dhe lutjet tuaja që ishin të shqetësuar për praninë time brenda Afganistanit pasi shumë të tjerë ishin larguar tashmë.
 
Unë jam mirë dhe gjallë dhe pas netëve të paharrueshme, kam arritur në Doha, Katar dhe jam duke pritur fluturimin tim përfundimtar për në shtëpinë time në Stamboll. Pasi të kthehem në shtëpi dhe mendja dhe emocionet e mia të kthehen në normalitet duke larguar shokun, kam shumë histori për të ndarë me ju.”
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave